“Ta provojnë të kacafyten”, Rama flet me tone të ashpra për qiramarrësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në lidhje me situatën e krijuar në vend nga koronavirusi dhe për aktin normativ, që ka si qëllim të rregullojë raportet qiramarrës-qiradhënës.

Në një intervistë për ‘Opinion’, Rama tha se kjo është një kohë lufte ku gjithkush duhet të heqë diçka nga vetja, si dhe ka folur me tone të ashpëra për ata që nuk bien dakord.

“Shqiptarët janë njerëz solidarë, janë njerëz që kuptojnë dhe mirëkuptojnë. Një grusht nuk bën as shumicën dhe as karakterin e shqiptarëve. Patjetër mund të ketë një grusht. Pikërisht se janë këta njerëz ka dalë akti normativ. Le ta provojnë që të kacafyten. Kjo është një kohë lufte ku gjithkush duhet të heqë diçka nga vetja. Shumica dërrmuese e qiradhënësve duhet ta shohin këtë, jo vetëm nga njerëzillëku dhe solidariteti, por edhe në mënyrë pragmatike. Pse do ta nxjerrësh t’i një biznes që është sot i ndaluar të punojnë, kur t’i nuk ke mundësi të gjesh një biznes tjetër”,-u shpreh kreu i qeverisë.

Më tej ai theksoi edhe njëherë qëndrimin e tij se taksat, faturat e dritave dhe të ujit do të paguhen të gjitha.

“Heqje taksash, shtyrje takash, shtyrje faturash, të mos e përdorin në këtë luftë. Lufta financohet me taksa, nuk financohet nga ndonjë shpellë që ka flori, por financohet nga taksat. Kemi falur 150 milionë dollarë kamatëvonesa. Taksa, fatura detyrimesh për drita, janë jashtë bisedës”,-tha ndër të tjera Edi Rama./Fjala.al/

Të fundit

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini shafran të Indisë çdo ditë!

Shafrani i Indisë është një mënyrë e shpejtë dhe e lehtë për të marrë të gjitha përfitimet e mahnitshme...

Ja cilat janë universitetet më të mira në Europë

36 nga 100 universitetet më të mira globale janë në Europë, një rritje disi e konsiderueshme në krahasim me 28 universitetet që kishte Europa...

Po afron 14 shkurti dhe ti je single? Ja 5 arsye për të festuar

14 shkurtin zakonisht çiftet e kalojnë bashkë, por kjo datë është gjithashtu dita më e mirë që ju të dashuroheni me veten. Është koha...

FOTO/ Familjarët e Loredanës ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre

Nuk ndalen familjarët e Loredanës/ Pas largimit të Jozit nga shtëpia, ata e ‘thumbojnë’ kështu ‘dhëndrin’ e tyre Ata kanë publikuar një imazh të saj...

Donald Trump planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën

Presidenti Donald Trump po planifikon të marrë pjesë në Super Bowl në New Orleans të dielën, duke shënuar herën e parë që një president...

Lajme të tjera

Web TV