“Prindërve s’iu tregova kur ika në Itali”, mjekja shqiptare rrëfen si djali 3-vjeçar i lutej: Mami, mos ik…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria shqiptare në shenjë solidariteti ndaj Italisë, ditë më parë dërgoi 30 mjekë për të ndihmuar në luftën me Covid-19. Në Itali 69 mjekë e infermierë kanë humbur jetën ndërsa luftonin në vijën e parë me virusin e rrezikshëm.

Edi Rama gjatë përcjelljes së grupit në aeroport u shpreh se disa nga grupi nuk kishin njoftuar as prindërit, që të mos i bënin merak.

Njëra prej tyre është edhe Alma Bashvogli, mjekja nga Peqini. Ajo rrëfen në këtë intervistë për “Gazetën Shqiptare” pse pranoi t’i bashkohet grupit të vullnetarëve, pse nuk ja hapte telefonin prindërve të shqetësuar dhe përqafimin para nisjes në aeroport me djalin 3 vjeç, i cili e luste “mami, mos ik në punë…”

Alma, si ju erdhi ftesa për të qenë pjesë e grupit e 30 mjekëve dhe infermierëve që po asistojnë kolegët italianë në luftën kundër koronavirusit? Çfarë ju shtyu ta pranonit këtë thirrje?

Sapo pashë thirrjen që bëri ministrja e Shëndetësisë bashkë me profesor Arben Gjatën, që gjithë mjekët e studentët të aplikonin për të ndihmuar në raste nevoje, unë duke qenë se jam shkëputur nga pozicioni mjek, sepse punoj në administratë, ndjeva nevojën të jepja kontributin tim kundër këtij armiku të panjohur por shumë të rrezikshëm.

Nga kush ju erdhi ftesa për t’iu bashkuar grupit? A është e vërtetë që iu ka telefonuar kryeministri secilin prej jush?

Mua personalisht më ka marrë në telefon Nensi, këshilltarja e ministres… Edhe më pyeti shprehimisht: Doktoreshë Alma, dëshiron të jesh pjesë e ekipit të mjekëve dhe infermierëve që do nisë ministria e Shëndetësisë në Itali?! Në mendje në ato momente më erdhi im bir 3 vjeç… por se di. Një forcë e brendshme më thoshte poo… edhe përgjigja ishte “po, do të jem pjesë e ketij ekipi vullnetar”. Pra, mua s’më ka marrë në telefon kryeministri, por këshilltarja e ministres.

Lexo edhe :  Chris LaCivita publikon pamjet: Ja si vidhen votat në Shqipëri

A pati hezitime nga ju apo familja juaj duke qenë se bëhet fjalë për në punë të rrezikshme?

Këtë vendim ja komunikova vetëm tim shoqi i cili më mbështeti që në fillim. Prindërve të mi nuk ja thashë sepse e dija që s’do më mbështesnin. Deri në momentin që kam qenë në aeroport ata s’e dinin. Kishin parë në TV për nisjen e 30 mjekëve… edhe më telefononin vazhdimisht. Unë ngurroja t’ua hapja sepse s’doja t’i mërzisja. E morën vesh pasi unë erdha në Breshia. Tashmë s’kishte kthim pas…

Cilat janë vështirësitë kryesore që po hasni gjatë punës? Si reagojnë në spital kur mësojnë se jeni nga Shqipëria?

Ne jemi mikpritur shumë mirë nga gjithë stafi i spitalit civil të Breshias. Na mbështesin fort… Unë për momentin jam pjesë e mjekësisë preventive… arrij të realizoj mbi 300 tampone në ditë pacientëve të cilët janë të të gjithë grupmoshave.

E veçanta e këtij virusi lidhet me faktin që s’ka simptoma specifike… pacientë të ndryshëm ankohen për simptoma të ndryshme.

Duke filluar nga dhimbje koke, dhimbje fyti, këputje të përgjithshme, diarre. Madje ka nga ata që janë pozitivë, por asimptomatikë deri në fund.

Të gjithë janë shumë të sjellshëm, si stafi edhe pacientët. Ndoshta fakti që ne shqiptarët e flasim mirë italishten, na ndihmon të kemi një komunikim të mirë.

Ju vetë, a keni frikë?

Frikë nuk kam, pasi jam shumë e kujdesshme gjatë ushtrimit të profesionit… ruaj distancat sociale kështu që jam deri diku e mbrojtur. Në këtë spital, ka edhe shumë personel mjekesor dhe infermieror të prekur me COVID.

Cili ka qenë momenti më i vështirë deri tani?

Momenti më i vështirë për mua, ishte kur përqafova djalin (3-vjeçar) dhe duhet të shkoja në aeroport edhe ai që insistonte… mami mos ik në pune…

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Të fundit

Kush janë 10 burrat më të pasur në botë?

Revista Forbes harton një renditje të njerëzve më të pasur në botë, duke analizuar pasurinë e tyre , sektorët në të cilët veprojnë dhe inovacionet që...

Arlind Qori apo Agron Shehaj/ Kush është klikuar më shumë nga liderët e partive të vogla?

Erikleo Çepa, eksperti i IT-së, foli në Euronews Albania lidhur me klikimet në rrjetet sociale gjatë fushatës se cilët lider të partive të vogla...

Luiz Ejlli reagon pas finales së Eurovision: Pikët shpërndahen sipas pasaportës

Luiz Ejlli ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me ndarjen e pikëve në finalen e Eurovision 2025. Sipas tij, rezultati i këtij...

Vlorë/ Humbën në ‘Gjirin e Gramës’, policia shpëton dy turistët kanadezë

Dy turistë kanadezë të cilët kishin humbur rrugën gjatë një shëtitje në 'Gjirin e Gramës', Karaburun janë ndihmuar nga policia e kufitare e Dhërmiut. Njoftimi i policisë: Mbrëmjen...

“Ju hamë të gjallë”, Dritan Demiraj ‘thumbon’ Alizotin dhe Gaz Bardhin

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, duke mos e fshehur zhgënjimin për humbjen e thellë të Partisë...

Lajme të tjera

Web TV