Komiteti i Helsinkit-Qeverisë: Tregohuni humanë, me emigrantët po shkelni liritë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka publikuar një deklaratë të ashpër sa i përket bllokimit të dhjetëra shqiptarëve në pikat kufitare të vendit. Emigrantët shqiptarë nuk po lejohen të hyjnë në territorin e tyre nga autoritetet në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës, për shkak të masave për koronavirusin.

Por qëndrimi i njerëzve prej ditësh në rrugë dhe pa asnjë kusht minimal për të jetuar konsiderohet nga Komiteti i Helsinkit si shkelje direkte e të drejtave themelore të njeriut. Ky komunitet kërkon nga qeveria shqiptare që të tregohet humane dhe t’i japë zgjidhje situatës, ndërsa gjobitjen dhe arrestimin e emigrantëve e konsideron të jashtëligjshëm.

Reagimi

Zgjidhje e shpejtë dhe emergjente për shtetasit shqiptar të bllokuar në kufijtë e vendit tonë

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) po ndjek me vëmendje situatën shqetësuese të disa shtetasve shqiptarë të bllokuar në zonën neutrale midis kufirit grek dhe atij shqiptar, pasi nuk lejohen të futen në territorin shqiptar nga autoritetet tona të kufirit (si në Pikat e Kalim Kufirit Kakavijë dhe Kapshticë). Sipas medias, midis tyre ka patur dhe vijon të ketë të sëmurë, gra dhe fëmijë ndërkohë që flitet që ka patur edhe transferim të të sëmurëve nga autoritetet tona në spitalet e qyteteve kufitare.

KShH i bën thirrje autoriteteve shqiptare për gjetjen e një zgjidhje të shpejtë dhe emergjente ndaj kësaj situate. Qëndrimi i këtyre shtetasve në zonën neutrale për orë të tëra dhe pa kushtet minimale të jetesës vendos në rrezik jetën dhe shëndetin e tyre si dhe i nënshtron këta shtetas ndaj elementëve të trajtimit johuman dhe degradues.

Sipas Kushtetutës së vendit tonë, shteti shqiptar duhet të mbrojë të drejtat e shtetasve shqiptare me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet (neni 8). Çdo kufizim i vendosur, edhe në kushtet e emergjencës, nuk duhet të cënojë kriteret minimum të kërkuara nga neni 17 i Kushtetutës. Në mënyrë të veçantë, KShH vlerëson se ndalimi i shtetasve shqiptarë për të hyrë në vendin tonë, cenon thelbin e lirive dhe të drejtave të njeriut, pra është në tejkalim të kritereve minimum të parashikuara në nenin 17 të Kushtetutës.

Lexo edhe :  Spahiu: Berisha zgjodhi 100% listën ‘Basha’, janë shtirur sikur u zunë

Gjithashtu, në kushtet e krijuara kur shumë prej këtyre shtetasve po kthehen për shkak të përfundimit të punëve sezonale në vendet fqinjë, është i papranueshëm procedimi i tyre penal apo arrestimi për kalim të paligjshëm të kufirit (referuar burimeve mediatike). KShH i rekomandon autoriteteve një qasje humane dhe jo ndëshkuese ndaj kësaj kategorie personash, të cilët kanë vepruar në kushtet kur liria e tyre e lëvizjes është kufizuar në mënyrë jo proporcionale dhe në kushtet për të garantuar mbijetesën, pasi nuk përballojnë dot qëndrimin dhe jetesën në vendet fqinje.

Të fundit

Zbulohet data kur do të mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste

Asambleja e Partisë Socialiste do të mblidhet më datë 11 Shtator. Në këtë datë kryeministri Edi Rama do të...

Spahiu: Berisha zgjodhi 100% listën ‘Basha’, janë shtirur sikur u zunë

Juristi Kreshnik Spahiu, e ka cilësuar përbërjen e re të ekipit të Sali Berishës, si një konfirmim se gjithë konflikti i viteve të fundit...

SPAK operacion për kapjen e disa punonjësve të IMT, dy të arrestuar

Policia e Shtetit dhe SPAK kanë ndërmarrë një operacion për arrestimin e disa personave, punonjës të IMT-së, të dyshuar për korrupsion. Burime për A2 CNN...

Fund berishizmit! Një listë për ansamblin që mund të thurë opozitën e re shqiptare

Për të mirën e demokracisë shqiptare, ka ardhur koha që Partia Demokratike të reformohet dhe të heqë dorë nga berishizmi. Drejtuesit politikë që dështuan...

Skandal në Premier League! Yjet e futbollit kanë trukuar ndeshje

Premier League është përfshirë në një skandal të ri, pasi një ish-shef i policisë suedeze ka deklaruar se disa futbollistë të kampionatit anglez kanë...

Lajme të tjera

Web TV