Rusi/ Vret pesë njerëz afër shtëpisë së tij, arsyeja i shokon të gjithë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një burrë është arrestuar në Rusi me akuzat se ka qëlluar dhe vrarë pesë persona pasi u ka kërkuar atyre të mos jenë të zhurmshëm gjatë izolimit nga koronavirusi.

Burri u arrestua në fundjavë pasi pati një grindje me fqinjët ndërsa qëndronte në ballkonin e banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Yelatma, në rajonin Ryazan të Rusisë perëndimore.

“Oficerët e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes menjëherë. Burri u arrestua menjëherë pasi u gjetën pesë trupat“, tha departamenti rajonal i Ministrisë së Brendshme për TASS të dielën. “Sipas të dhënave paraprake, ata ishin katër burra dhe një grua”.

Duke qëndruar në ballkonin e banesës së tij, burri kishte “kërkuar nga viktimat që të mos bënin zhurëm”, shtoi TASS, duke cituar Komitetin Hetues Rus.

Pas një zënke, burri dyshohet se ka marrë armën e tij të licencuar dhe qëlloi ndaj tyre, tha agjencia, duke thënë se të pestë vdiqën menjëherë.

Një zëdhënës i gjykatës së rrethit Kasimov i tha TASS se burri rrëfeu për incidentin gjatë marrjes në pyetje, duke thënë se ai kishte vepruar në vetëmbrojtje.

Rusia ka regjistruar më shumë se 6.300 raste me koronavirus dhe 47 vdekje, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins./CNN

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV