Mjeku shqiptar bën paralajmërimin e frikshëm: Ju tregoj çfarë e pret SHBA-në-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku shqiptar në SHBA, Mario Ademaj nga Çikago, vend ku jeton dhe punon, e cilësoi situatën nga COVID-19 në SHBA si shumë delikate.

Sipas tij, spitalet rrezikojnë të përfundojnë në kolaps të plotë me mungesë mjetesh spitalore për përballimin e fluksit të të prekurve, që sipas tij pritet të rritet dhe mund të jetë dhjetëfish më i madh se shifra e deklaruar.

Situata është shumë delikate. Nuk jemi shumë të sigurt që po menaxhohet mirë nga qeveria, e cila e ka lënë në dorë të çdo shteti. Në Çikago sot kishte votime për kandidatët për president. Disa ditë më parë kishte debat nëse duhej anuluar apo jo. Dhe sot në një vend ku jetojnë 6 mln shtetas të gjithë kanë dalë për të votuar ndaj pritet rritje e kurbës së të infektuarve në javët në vijim. Para dy javësh nuk kishte shumë pajisje spitalore, por u mobilizuan shumë biznese për të krijuar maska dhe mjete të tjera.

Gjatë diskutimit me kolegë në Nju Jork më kanë treguar se nuk kanë mjete dhe makineri ventilimi, shumë shpejt do jemi në situatë të vështirë kur do të na duhet të zgjedhim kë të shpëtojmë dhe kë jo”, tha ai, për Euronews Albania.

I pyetur nëse ky virus është i ngjashëm me të tjerët e së njëjtës familje si SARS dhe MERS dhe a pritet që ai të zbehet gjatë verës, mjeku Ademaj tha se janë dy aspekte që e bëjnë këtë virus të ndryshëm nga koronavirusët e tjerë.

Dy aspekte e bëjnë këtë virus më të rrezikshëm se gripi; është më infektues, 1 i infektuar mund të infektojë 2-3 persona të tjerë, dhe është më më fatal, se gripi, më vdekjeprurës. Në krahasim me SARS, që nuk u shpërnda kaq shumë dhe kaq shpejt, ndaj nuk dihet nëse do të zhduket gjatë verës”, tha ai.

Lexo edhe :  ISIS plan për të vrarë Papa Françeskun, si e kishin planifikuar militantët turq

Mjeku shqiptar solli rastin e një kure të mundshme me plazmën e e gjakut të ish të infetuarit, qelizat e imunitetit të të cilit mund ta vrasin virusin, siç është provuar edhe në Kinë.

Por, kjo ende nuk është në nivelin e një kure zyrtare, tha ai, ashtu siç nuk janë ende të tilla të gjitha medikamentet e tjera që po përdoren kundër këtij virusi, që nga medikamentet kundër malaries, reumatizmës e deri tek antibiotiku azitromicinë, të cilat siç tha Ademaj kanë rezultuar fatale për jetën kur nuk janë përdorur në dozën e duhur dhe me rekomandimin e mjekut.

Të fundit

“O Sali o hero, ty partia nuk të do”/ Açka: U kam thënë deputetëve të PD-së…

E ftuar në  një emision televiziv Flutura Açka foli për përvojën e saj në zgjedhjet e vitit 2021 dhe...

“Përmbytën” Skocinë me kanabis, dënohen me rreth 20 vite burg 3 shqiptarët në Britani

Tre shqiptarë janë dënuar në total me gati 20 vite burg në Skoci për kultivim të lëndëve narkotike, konkretisht të llojit kanabis sativa. Elton...

Të huajt nuk i ndahen Shqipërisë/ Numër i lartë prenotimesh edhe gjatë vjeshtës

Turistët e huaj po vazhdojnë të shfaqin interes për të vizituar Shqipërinë edhe përtej sezonit veror. “Vjeshta dhe pranvera janë dy periudhat kur funksionon më...

Portugali/ Trami del nga shinat, 3 të vdekur në Lisbonë

Një tragjedi ka ndodhur në Lisbonë të Portugali, ku trami historik në një lagje turistike të kryeqytetit portugez doli nga shinat dhe u përplas. Aksidenti ka...

Macron i padëshiruar në Tel Aviv, Netanyahu e refuzon

Presidenti francez Emmanuel Macron donte të vizitonte Izraelin, por kryeministri Benjamin Netanyahu e refuzoi këtë. Kjo u zbulua nga Meyer Habib, një ish-deputet francez me...

Lajme të tjera

Web TV