Risku i madh i bail out-it selektiv

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Klodian Tomorri

Le të bëjme dicka të qartë që në fillim. Në ekonomite e tregut të lirë nuk ka aktor më të interesuar për të dhënë para falas se sa qeveria. Arsyeja është e thjeshtë. Dhënia e parave është mënyra më efektive për të blerë pushtet. Le të bëjmë edhe dicka tjetër të qartë. Kur një qeveri jep para falas nga buxheti, ajo nuk krijon asnjë vlerë ekonomike. Përkundrazi, është duke financuar një grusht biznesesh apo individësh, zakonisht të lidhur me të, me paratë që u merr qytetarëve, përfshirë atyre më të varfërve. Këto janë dy të vërteta absolute.

Teksa pandemia thellon efektet në ekonomi, biznesi ka shtuar kërkesat për të përfituar para nga buxheti. Por ndërsa, financimi i të gjitha bizneseve me para publike është një opsion praktikisht e madje edhe teorikisht i pamundur, ekziston një risk i madh. Ai që qeveria të bëjë financime selektive, tek bizneset e afërta me të ose ato që i mundësojnë të ruajë pushtetin. Të parët janë oligarkët, të dytat mediat. Të gjithë këta tashmë janë hedhur në sulm për të marrë para nga buxheti. Secili me armet e tij. Bizneset e mëdha përmes kërcënimeve se do te pushojne njerëzit nga puna, ndersa mediat duke shfrytëzuar kamzhikun publik.

Ditët e fundit nje pjesë e madhe e mediave kanë nisur një fushatë të koordinuar për të kërkuar para nga buxheti i shtetit. Nën titujt apokaliptik, media drejt shfarosjes apo demokracia në rrezik, industria e mediave po kërkon financime nga paratë e qytetarëve. Këto kërkesa po lëkundin qeverinë, e cuditërisht kanë gjetur edhe mbështetjen e opozitës.

Nje opozitë që mbështet shpëtimin e mediave me para publike në rastin më të mirë është duke i dhënë asist qeverisë që të blejë pushtetin me paratë e qytetarëve. Megjithatë përtej simpatisë së opozitës për mediat, pyetja kritike që vlen te shtrohet është: A ka menyra më të mira për të zgjidhur problemet financiare të një kompanie përvec shpëtimit me paratë e qytetareve? Përgjigja është po. Falimenti.

Lexo edhe :  Turizmi sjell varësi nga importet, Shqipëria përballet me deficit të shtuar tregtar

Arsyeja është e thjeshtë. Kur një qeveri shpëton një biznes, praktikisht është duke financuar fitimet e pronarëve me paratë e qytetarëve. Ky është thelbi i bail out-it.
Argumentat se paratë jepen për të shpetuar punonjësit apo për të mbrojtur demokracinë janë thjesht justifikime për të mbuluar financimin e fitimit të pronarëve. SHBA-të e provuan kur shpëtuan industrine e fluturimeve ajrore, atë te automjeteve dhe madje edhe bankat, edhe pse për këto të fundit shpëtimi ishte një e keqe e domosdoshme.

Bail out-i është gjithmonë një politikë e keqe. Bizneset mund te shpëtohen edhe pa para publike falas. Njëra mënyrë është kredia e butë me garanci qeveritare. Nëse as kjo nuk funksionon, atëherë ekziston gjithmonë falimenti. Dhe falimenti nuk do të thotë domosdoshmërisht likuidim i nje biznesi, pasi ekziston dhe ristrukturimi.

Qëllimi i riorganizimit është të mbajë biznesin në punë. Kur një kompani ristrukturohet, nuk do të thotë se po shfaroset. Ah po. Ata që shfarosen janë pronarët dhe aksionerët, të cilët mund te humbasin të gjithë aksionet. Kreditorët gjithashtu mund të humbasin nje pjese të parave, ndërsa punonjësit që shkurtohen mund të trajtohen gjithmonë përmes skemave sociale. Pas kesaj, jeta vazhdon.

Të fundit

Një Donald Trump ndryshe

Nga Agustin Palokaj Ka një paradoks në Evropë pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Këtë fitore...

Zgjedhjet e 11 Majit/ Vota e emigrantëve, përplasje e fortë PS-PD

Në qendër të debatit është propozimi i PD-së për të lejuar emigrantët të votojnë edhe me dokumente të huaja identifikimi, një ide që socialistët...

Primaret në PD/ Berisha do flasë, Këshilli do shkruajë  

Partia Demokratike ka hapur zyrtarisht garën e primareve për zgjedhjet e ardhshme, duke mundësuar përfshirjen e kryetarëve të degëve që kanë dhënë dorëheqjen për...

Horoskopi ditor, 28 Janar 2025

Dashi Të martën mund të ndiheni veçanërisht të motivuar dhe të gatshëm për të përballuar sfidat. Është një ditë e mirë për të vënë në...

Lajme të tjera

Web TV