A do të krijojë parti të re? Ja çfarë thotë Vjosa Osmani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk do të hynte në listën garuese me LDK-në, nëse kjo parti do të kërkonte të bënte koalicion me partitë e PAN-it.

Osmani është shprehur e prerë se vijat e kuqe i ka për të gjitha partitë që, sipas saj e kanë zhvatur Kosovën.

“Nëse dëshironi të kërkoni besimin për të hyrë në koalicion me parti që e kanë zhvatur Kosovën, unë nuk i hyj asaj liste. Por ju dilni dhe matuni para qytetarëve sepse s’mund të fshiheni më prapa meje”, theksoi Osmani në KTV.

Ajo tha se ngutja e partisë së saj për të proceduar me mocionin e mosbesimit të Qeverisë nuk mund të arsyetohet me dialogun si argument. Osmani shtoi se tarifa tashmë nuk ekziston, por ka trajtim të barabartë në aspektin tregtar mes Kosovës dhe Serbisë. Për këtë pikë, ajo tha se është dashur të jetë zë i përbashkët i partnerëve qeveritarë.

“Kur ne dhe VV ishim bashkë në opozitë dhe kur i dërgonim bashkë letrat, kishin më shumë efekt. Jam në kontakt të vazhdueshëm me Francën dhe Gjermaninë. U bë thirrja nga shtetet e BE-së që të mbahet qeveria funksionale. Por, çka ndodhi më vonë, ishte një keqpërdorim i plotë i një deklarate të SHBA-së, e cila thjesht e përshëndeste vendimin tonë si Kuvend për thirrje të seancës. E përkthyen si përkrahje për një votë pro mocionit.

SHBA-ja kurrë s’ka kërkuar të votohet pro mocionit, kurse shtetet e BE-së e kanë bërë të qartë që të mos votohet mocioni ose të shtyhet. Pse nuk ishte e mjaftueshme një thirrje e tillë, unë s’e kuptoj. Sepse në kohën kur Kosova ballafaqohej me rrezikun e ndryshimit të kufijve, dhe humbjes më të madhe që LDK-ja do të pësonte, jo në vota, por në aspektin e projektit të saj ‘Kosova shtet i pavarur sovran dhe në kufijtë aktualë’, kush ishte personi që mbronte kufijtë tanë? Ishte kanelarja Merkel! Pse tani zëri i saj u bë tejet i parëndësishëm?”, tha Osmani.

Lexo edhe :  Donald Trump: Unë do ta rregulloj çështjen Kosovë-Serbi, Biden mori vendime idiote...

Ajo tha se ka shumë gjëra për të cilat në këtë moment, për shkak të konfidencialitetit s’mund t’i thotë, por tha se “do të dalin në shesh dezinformatat që i janë dërguar SHBA-së nga një rrjet i organizuar nëpër parti politike”.

“Do të dalin edhe qëllimet e vërteta të njerëzve prapa krejt kësaj situate. Do të dalë edhe e vërteta që këtë qëndrim që e mbaj, s’e mbaj për vota, por unë, mes reputacionit dhe mes pozitës partiake dhe ndërgjegjes sime, gjithnjë e kam zgjedhur ndërgjegjen. Shpresoj që këtë ta kuptojë secili”, u shpreh ajo.

Ajo thotë se përkrahja e Gjermanisë dhe e SHBA-së është për popullin e Kosovës, jo për liderë të caktuar.

“Fakti se është injoruar demarshi i Francës dhe i Gjermanisë ndaj LDK-së, nuk është pritur mirë nga këto dy vende. Natyrisht se ata punojnë me secilën qeveri”, tha Osmani. Për periudhën pas mocionit, Osmani tha se këto çështje do të përfundojnë në Kushtetuese.

Të fundit

Irani fut në sherr Donald Trump me shefen e Inteligjencës amerikane

Në bordin e Air Force One të hënën vonë në mbrëmje, pasi u largua me nxitim nga takimi i...

Plazhi është ilaç kur përdoret me mençuri, jo si garë për nxirje! Dëmi i vitaminës D

Nga Altin Joka Plazhi të jep jetë… por edhe helm – nëse nuk e kupton trupin tënd. ❶ Vapa nuk të dehidraton vetëm nga djersa –...

SHBA/ Gjuha shqipe zyrtarizohet në sistemin arsimor publik të Nju Jorkut

Gjuha shqipe është shpallur zyrtarisht si një nga gjuhët e përdorura për komunikimet shkollore nga Departamenti i Arsimit të Qytetit të Nju Jorkut. Lajmi u...

Kauzat e mëdha të PD-së bien nga lidershpi i vogël!

Nga Sebi Alla Në dy daljet e fundit në konferenca shtypi, kryetari i PD-së Sali Berisha ngjau disi i dorëzuar në atë që e ka...

Konflikti mes Iranit dhe Izraelit, reagon Presidenti Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka mbajtur një fjalim në forumin e Shën Petersburgut dhe ka folur për konfliktin midis Izraelit dhe Iranit. Sipas mediave...

Lajme të tjera

Web TV