“Isha vetëm me dy persona”, i biri i Skënder Kurtit tregon si e varrosi të atin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Djali i ish-boksierit dhe trajnerit të kombëtares së boksit, Skënder Kurtit, që humbi jetën tek Infektivi, pasi u infektua me koronavirus, ka folur për ngjarjen tragjike.

Në një lidhje me “Skype” në emisionin “Me Zemër të Hapur”, në News24, Renato Kurti tregoi se me koronavirus ishte prekur edhe nëna e tij, e cila ishte shtrëuar në spital bashkë me të atin, por që ajo e kishte mposhtur.

Ai tha se edhe nëna e tij ka qëndruar rreth dy javë në spital dhe vetëm një ditë pas daljes së saj i ati ka ndërruar jetë. Djali i Skënder Kurtit foli dhe për varrimin e trishtë të ish-boksierit me vetëm dy persona, ai me të vëllanë, si dhe një shok dhe një hoxhë, që i kishte kënduar xhenazen.

Pjesë nga intervista:

Ku mund të jetë infektuar?

Zot shyqyr ai të paktën nuk infektoi njeri tjetër në familje e në lagje. Nuk e kam fare idenë ku mund të jetë infektuar. Në spital ka qenë mami, ka dalë negative. Ka qenë e prekur edhe nëna, por e ka kaluar më lehtë, tani ka dalë nga spitali. Rreth dy javë qëndroi e shtruar në spital, ditën që doli ajo, të nesërmen dha shpirt babi.

Do ndalojmë dhe te një moment i rëndë i varrimit…

Vendosa të mos tregoja orën e varrimit, sepse do të vinin shumë njerëz. Na ra përsipër neve kjo, ishim vetëm unë me vëllanë. Morëm vetëm hoxhë Ahmed Kalanë, që fali xhenazen. Ishte dhe një shok i vet. Kështu u bë varrimi

Kush ishte biseda e fundit me të?

Pas datës 11, po kthehesha me biçikletë, poshtë pallatit, i thashë të vinte lart, por ishte me grip. Kur jemi gjallë, nuk i vlerësojmë ca gjëra, pasi i humbasim e kuptojmë.

Lexo edhe :  Milani refuzon 30 mln euro për titullin: Allegri e ka pjesë kyçe të projektit

Mesa persona është takuar babai?

Nuk e di, njihte shumë njerëz.

Çfarë iu thanë mjekët?

Janë ato që jepen dhe në televizor. Babi u shtrua me bipolare. Virusi lufton mushkëritë. Mamai u shtrua në spital pas vdekjes klinike të babait.

Sa të vështirë e ka pasur nëna juaj?

Nuk kam çfarë të flas për këtë pjesë, se dihet. Duhet me i dhënë forcë asaj.

Të fundit

Vrau 3 persona në Gjilan, autori ka foto me Osmanin dhe Kurtin

Mefail Shkodra, i dyshuar për vrasjen e dy personave sot në Gjilan, është shapllur në kërkim nga Policia e...

“Te Bayern po kaloja në depresion, shpëtova nga Liverpool”

“Nëse ne nuk do të ishim duke jetuar me të në Mynih, do të binte në depresion”. Kështu janë shprehur prindërit e mesfushorit Gravernberch,...

Havzi Nela, poeti përkujtohet ekzekutimi nga regjimi! “Jeton si simbol i lirisë”

Ishte mëngjesi i 10 gushtit 1988, kur poeti Havzi Nela u var publikisht në sheshin “Agjencia” në Kukës, një ngjarje që tronditi vendin dhe...

Turizmi, sa kushtojnë dhomat e hoteleve nga jugu në veri

Hyrjet e të huajve në vend janë raportuar në rritje, ndonëse të dobët, gjatë pjesës së parë të këtij viti, por strukturat hoteliere dhe...

Netanyahu: Qëllimi ynë nuk është pushtimi i Gazës, por çlirimi i saj

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se synimi i Izraelit nuk është pushtimi i Gazës, por çlirimi i saj nga Hamasi. Duke hapur konferencën për mediat,...

Lajme të tjera

Web TV