Për herë të parë në histori “Vogue Italia” zgjedh një kopertinë të bardhë. Arsyeja do t’ju prekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në historinë e saj mbi 100-vjeçare, nuk ka ndodhur kurrë që Vogue të ketë pasur një kopertinë, të bardhë, boshe. Për herë të parë, në numrin e majit prill, Vogue Italia vjen me një kopertinë të bardhë të zbrazët, e cila do të botohet të premten, më datë 10.

Në një postim në mediat sociale, Vogue Italia shpjegoi pse kopertina e këtij muaji do të jetë boshe:

“Në historinë e saj më shumë se 100-vjeçare, Vogue ka dalë nga luftërat, krizat dhe sulmet terroriste. Rreth 2 javë më parë ne ishim duke shtypur një numër që kishim planifikuar për një kohë të gjatë, i cili përfshinte L’Uomo Vogue, në një projekt binjak , por të flasim për diçka tjetër në një kohë kur njerëzit po vdesin, mjekët dhe infermierët po rrezikojnë jetën e tyre dhe bota po ndryshon përgjithmonë – nuk është ADN-ja e Vogue Italia.

Prandaj, ne anuluam projektin dhe filluam përsëri. Vendimi për të shtypur një kopertinë të bardhë, për herë të parë në histori, nuk erdhi sepse na munguan fotografitë – krejt e kundërta. Ne e zgjodhëm atë sepse e bardha simbolizon shumë gjëra menjëherë.

E bardha është, mbi të gjitha, respekt.

E bardha është rilindja, drita pas errësirës, përmbledhja e të gjitha ngjyrave.

E bardha është ngjyra e uniformave të atyre që rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar tonën.

Ajo përfaqëson hapësirë, kohë për të menduar dhe në të njëjtën kohë për të heshtur.

E bardha është për ata që po e mbushin këtë kohë dhe hapësirë ​​boshe me ide, mendime, histori, rreshta, muzikë dhe kujdesin për të tjerët.

Bardha na kujton kur, pas krizës së vitit 1929, kjo ngjyrë e pandryshuar u adoptua për rrobat, si një shprehje pastërtie në të tashmen dhe shpresën në të ardhmen.

Lexo edhe :  Ndahet nga jeta Paul Mario Day, këngëtari i grupit legjendar ‘Iron Maiden’

Mbi të gjitha e bardha nuk është dorëzim, por një fletë e zbrazët letre që pret të shkruhet titulli i një historie të re. “/Classlifestyle

Të fundit

Plagosi me armë zjarri shokun në Borsh, në pranga autori i ngjarjes

Sot, në Borsh, Himarë, rreth orës 02:20, në një lokal shtetasi H. Ç., 42 vjeç, banues në Borsh, dyshohet...

Egnatia kërkon historinë në tentativën numër 5

Egnatia ndodhet vetëm një hap larg realizimit të ëndrrës së saj europiane. Pas fitores 0- 2 në transfertë ndaj Dinamo Minsk, skuadra nga Rrogozhina...

Nënkryetari i ri i Bashkisë Tiranë është njeriu i Lul Bashës (emri)

10 ditë pasi kryeministri Edi Rama trokiti sërish në Bashkinë e Tiranës, 4 nënkryetarë të bashkisë dhanë dorëheqjet në bllok për të "rifreskuar" këtë...

“Nënë, nesër bëhem kryeministër!” Reagimi i së ëmës së Ramës: “Jep dorëheqjen ose…”

I rikthyer për vdekjen e të atit, në vitin 1998, Edi Rama mori ofertën për t'u bërë ministër i kulturës. Ishte befasi për të,...

Shqiptarë, kujdes çfarë klikoni! Drejtoresha e Kibernetikës jep paralajmërimin

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka zhvilluar një operacion të përbashkët me autoritetet gjermane ku është goditur një grup kriminal i mashtrimit kompjuterik. Krah prokurorit të...

Lajme të tjera

Web TV