Emigranti: Këtu po kalojnë edhe derrat. Greku na trajton si njerëz, shteti shqiptar si qen-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një emigrant shqiptar i cili ka mbetur në kufirin e Kakavijës për shkak të masave të marra nga qeveria shqiptare si pasojë e situatës së krijuar nga koronavirusi, i ka bërë thirrje kryeministrit shqiptar Edi Ramës, që të hapë kufirin.

Emigranti nga qyteti i Beratit i quajtur Isa Gushtani thotë se është i izoluar bashkë me 10 shqiptarë të tjerë në zonën neutrale të Kakavijës.

Ai shprehet se shteti shqiptar po i trajton si kafshë qytetarët e tij, ndryshe nga sa sillet shteti grek, i cili sipas emigrantit i trajton si njerëz.

Emigranti Gushtani thotë se në kufi po kalojnë edhe derrat ndërsa emigrantët nuk lejohen të kthehen në tokën e tyre.

Apeli i emigrantit: Përshëndetje, jemi emigrantët që jemi kthyer nga Greqia dhe jemi në tokë neutrale të Kakavijës ku asnjë shqiptar policia nuk e lejon të kalojë tutje sepse nuk na jepet asnjë urdhër, as nga ambasadat, as nga shteti shqiptar. Ne jemi shqiptarë, me pasaportë shqiptare, me vula me të gjitha dhe greku sillet me ne si njerëz dhe shteti ynë shqiptar me në krye kryeministrin na trajtojnë si qenër. Po kalojnë fortigotë me derra dhe me lopë e me kafshë dhe ne shqiptarët që jemi me dokumente dhe pasaportë shqiptare ne refuzohemi nga shteti jonë. Nuk na pengon as Kushtetuta. Meqë Rama thotë se jemi në luftë, atëherë të gjithë shqiptarët duhet të jenë në tokën e tyre për të ruajtur dhe mbrojtur vendin e tyre.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV