Berberi shkon më shtëpi më shtëpi, t’u presë flokët klientëve në karantinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

France 24

Me një maskë në fytyrë, doreza në dorë, dhe dezinfektues, një berber i njohur në Prishtinë, u shkon klientëve të tij në shtëpi për t’i qethur, tani që ata nuk mund të shkojnë në sallonin e tij, për shkak të masave të ashpra të karantinës së koronavirusiy.

“Njerëzit kanë nevojë për mua”- shprehet 33-vjeçari Driton Kameri për AFP, teksa bëhet gati për një nga vizitat e tij të radhës në shtëpitë e klientëve. “Autoritetet mund të mbyllin berberhanet, por nuk mund t’i ndalojnë flokët e njerëzve që të rriten. Dhe ato duhet të shkurtohen rregullisht”- thotë ai.

Si shumica e bizneseve të tjera në Prishtinë, edhe salloni i Kamerit u mbyll për të ndaluar përhapjen e koronavirusit në Kosovë, ku deri tani kanë vdekur 6 persona, dhe janë identifikuar më shumë se 200 të prekur me Covid-19.

“Virusi nuk ka këmbë. Ju lutem, mos i jepni ju asnjë të tillë!”-është slogani i Institutit të Shëndetin Publik ndaj qytetareve, me paralajmërimin se sistemi shëndetësor i vendit, mund

të bjerë në kolaps në rastin e një vale të madhe rastesh.

Në këto kushte, Kameri ka vendosur që të shpëtojë klientët e tij nga përpjekja për t’u vetëqethur në shtëpi. Tani ai po u shkon në shtëpi atyre që e kërkojnë, dhe merr çdo masë për të minimizuar rrezikun e infektimit.

“Unë nuk shkoj asgjëkundi pa dezinfektues, pa maskën në fytyrë, dhe dorezat në duar. Para se

të marr gërshërët dhe krehërin në dorë, unë i dezinfektoj klientët e mi plotësisht, nga koka tek këmbët”- thekson ai për AFP. Me më shumë se 40.000 ndjekës në Instagram, Kameri, i njohur për klientët si Toni, është një lloj ylli i mediave sociale në Kosovë, dhe poston rregullisht foto të punës së tij në platformë.

Lexo edhe :  Osmani i kërkon BE-së heqjen urgjente të masave ndaj Kosovës

Çmimi standart i një qethje prej tij është 5 euro. Megjithëse pensionistët dhe të tjerët, që janë të varfër ai i qeth falas. Ky lloj solidariteti me të varfërit, është bërë i zakonshëm në Prishtinë gjatë kësaj kohe. Edhe një furrë buke, ka njoftuar se klientët që nuk kanë mundësi të paguajnë, se buka do t’u jepet falas.

Një zyrtar i shëndetësisë, tha se ai nuk mund të kushtëzojë modelin e ri të biznesit të Kamerit, duke pasur parasysh se ai po zbaton urdhrin për qëndrimin në shtëpi. Ndërkohë berberi, këmbëngul se vizitat e tij janë gjithashtu një mënyrë për të lehtësuar sadopak një periudhë të zymtë.

Edhe ndjekësit e tij të shumë në internet, e kanë përshendetur këtë nismë. “Unë e bëj këtë gjë për njerëzit që nuk guxojnë të largohen nga shtëpia, por edhe për argëtim. Ne duhet të relaksohemi pak në këtë situatë dëshpëruese”- thekson Kameri.

S.T

Të fundit

Pas problemeve me trajtimin ndaj kancerit, Mbreti Charles i kthehet detyrave zyrtare

Mbreti Charles është rikthyer sot në detyrat e tij zyrtare pas një pauze disa ditore për t’u rikuperuar nga...

Ky vend ndalon ekspozimin dhe shitjen e cigareve në supermarkete

Një ligj i ri i miratuar në Belgjikë ndalon ekspozimin e cigareve dhe produkteve të duhanit në dyqane, ndërsa supermarketeve me sipërfaqe mbi 400...

“Jepini cmimin Gjestit përndryshe…”/Ish banori i BBVA i bënë thirrje publike produksionit

Ish-banori i BBV, Indrit Murati, ka bërë një deklaratë ironike që po bën xhiron e rrjetit. Ai ka publikuar një video në TikTok, ku i...

Euro në nivele të ulëta, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja

Monedha europiane euro vijon të qëndrojë në nivele të ulëta në raport me lekun. Edhe pse ka shënuar një rritje të lehtë, ajo blihet...

Berisha bëhet lëmsh, nga 8% e çon në 10% taksimin e dividentit! Ja reagimi i biznesmenit

Sali Berisha zgjodhi 1 prillin, ditën e gënjeshtrave, për të zbuluar disa nga premtimet e tij elektorale për ‘Shqipërinë Madhështore’. Në vazhdën e takimeve në...

Lajme të tjera

Web TV