Covid-19/ Shkarkohet prefekti i Shkodrës, qeveria dërgon zv.ministrin e brendshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria ka shkarkuar prefektin e Shkodrës Çesk Millja dhe në krye të saj ka vendosur të komandojë një zyrtar i lartë për të menaxhuar më së miri situatën e krijuar nga koronavirusi në këtë qytet.

Zv. Ministri i Brendshëm Besfort Lamllari është zgjedhur për të koordinuar sitatën në Shkodër. Lajmin e konfirmoi vetë Ministri i Brenshëm Sandër Lleshaj i cili tha Lamllari do të koordinojë punët në qarkun e Shkodrës.

“Për të menaxhuar situatën në qarkun e Shkodrës, qeveria ka vendosur të koordinojë punët zv.ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari. Ai do ketë detyrën e koordinimit dhe bashkëpunimit me kryetarët e bashkive.

Komandimi i një zv. ministri në këtë funfsion është shprehje e rëndësisë që i kushton qeveria gjendjes në vend dhe qartësisht gjendjes në Shkodër.

Kam besim se drejtuesit e bashkive të qarkut do ta vlerësojnë këtë hap të rëndësishëm. Dua t’ju kërkoj drejtuesve në qarkun e Shkodrës, drejtuesve të partive, medias që këto momente të kalojnë në plan të dytë shumë ndjeshmëri të vogla partiake për t’u fokusuar tek Shkodra.

Kryeministri Rama dhe qeveria kanë besim të plotë se z. Lamallari do ta kryejë me përgjegjësi këtë detyrë. Kryeministri dhe qeveria kanë shumë plane ambicioze për Shkodrën. Ajo që qeverisë i nevojitet më së shumti janë partneritetet e gjera.

Duke e konsideruar këtë hap si një tjetër dorë të shtrirë për bashkëpunim në interes të Shkodrës dhe qytetarëve, ftoj aktorët të bashkëpunojnë dhe mbështesin z. Lamallari”, deklaroi Lleshaj.

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV