Theu karantinën/ Vdes në aksident 19-vjeçari, qyteti përplaset me policinë-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anderlehti i Belgjikës është shndërruar në një arenë përplasjesh mes policisë dhe të rinjve të këtij qyteti pas vdekjes së një 19-vjeçari në aksident ndërsa ndiqej nga policia.

Të rinjtë e këtij qyteti kanë bërë me faj policinë, si shkaktare të aksidentit të 19-vjeçarit, i cili kishte thyer rregullat e karantinimit dhe po ndiqej nga policia.

Policia kishte pikasur 2 të rinj me skuter, dhe iu kishte kërkuar të ndalonin për shkak të masave të marra ndaj koronavirusit.

Njëri prej të rinjve zbriti nga motori dhe u largua me vrap ndërsa 19-vjeçari vijoi të ecte me shpejtësi duke e ngarë skuterin në anën e gabuar gjë e cila bëri të përplasej me një makinë tjetër të policisë, shkruan The Brussles Times.

Të rinjtë e qytetit bëjnë fajtore policinë si shkaktare e aksidentit të 19-vjeçarit dhe për këtë ata kanë protestuar pranë stacionit të metrosë Clemenceau në Place du Conseil d’État, të bashkisë së Anderlecht.

Ata janë përplasur me policinë duke lëshuar gurë dhe tulla mbi makinat e policisë.

Dosja e kësaj ngjarjeje i ka kaluar prokurorisë dhe do jetë organi i akuzës ai që do të vlerësojë ngjarjet dhe rrethanat e saj./Përshtati nga The Brussels Times për Fjala.al, B. Quku

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV