Pipero jep lajmin e mirë: Këtë javë numri i të prekurve do të vijë duke u ulur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku Pëllumb Pipero, gjatë një komunikate me Skype për News24, tha se këtë javë pritet që numri i të prekurve të vijë duke u ulur, por gjithësesi është ende herët për të festuar.

Sipas tij piku i koronavirusit në Shqipëri ka kaluar dhe tashmë është momenti që të ketë një lehtësim të masave, por me pikatore. Pipero tha se lehtësimi i masave duhet të jetë i shoqëruar me monitorim të situatës dhe shtim të testeve në qendrate e mëdha të punësimit

“Unë vazhdoj të mbetem i mendimit që këtë javë numrat do vijnë duke u ulur, por gjithësesi është herët për të festuar. Kjo është koha kur duhet të jemi të përgjegjshëm. Masat e marra duhet të na cojnë drejt një analize të gjërë të situatës që të ndërtojmë një strategji të re, për kontrollin të situatës”

“Unë kam qenë partizan i fillimit të lehtësimit të masave me pikatore, i japin gjallëri ekonomisë dhe ulin panikun, efekti psikologjik i motivon qytetarët, tregon që nëse zbatohen masat mundësia për të dalë është më e afërt, por nga ana tjetër duhet të ndërtohet monitorimi i situatës, të ketë shtim të testeve, të mos kufizohemi vetëm te rastet e kontaktit, të bëhen teste të shpejta në qendra të mëdha punësimi apo ndërmarrje, analiza seriologjike”,- tha mjeku Pipero./Fjala.al

Të fundit

Fiati, themelimi i një perandorie automobilistike italiane

11 korrik 1899 Më 11 korrik 1899, në qytetin industrial të Torinos, u themelua zyrtarisht kompania FIAT (Fabbrica Italiana Automobili...

Kroçiera gjigande ‘Nautica’ zbarkon në Durrës, sjell në Shqipëri 676 turistë

Anija turistike “Nautica”, pjesë e flotës së mirënjohur Oceania Cruises, është ankoruar sot në kalatën nr. 5 të Portit të Durrësit, në ndalesën e...

Rregullorja/ Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension

Hyn në fuqi rregullorja që i hap rrugë njohjes së periudhave të punës në ish-ndërmarrjet shtetërore përpara vitit 1993, për efekt përfitimi të pensionit. Sipas...

Flakët “shkrumbojnë” ullinjtë dhe vreshtat në Belsh! Rrezikohen dhe banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me ullinj dhe vreshtari në Fierzë të Belshit. Mësohet se flakët kanë përfshirë rreth 8...

Kryeministri Rama kryeson në “Instagram”, hedh nga ‘froni’ çdo personazh VIP…

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj....

Lajme të tjera

Web TV