Skandali me BKT-në/ Mban peng hipotekën e apartamentit 90 mijë euro në kryeqytet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreditë bankare për shumë qytetarë janë kthyer në mankth. Jo vetëm për shkak të problemeve dhe kushteve të vështira ekonomike për të paguar interesat mbrapsht, por ka raste kur edhe qytetarët kanë shlyer të gjitha detyrimet, sërisht ata nuk janë pajisur me dokumentat bazë (hipotekën) të apartamentit që kanë blerë.

Rasti që Fjala.al po ju paraqet është unikal në llojin e vet. Kjo pasi qytetari O.A., ka shlyer brenda 10 viteve të gjithë kredinë e marrë nga katër persona tek BKT, për blerjen e apartamentit tek kompania “Edil-Al” dhe sërish nuk është pajisur me dokumentin hipotekor.

Në total shuma e kredisë është 32 mijë euro, ndërkohë nga banka BKT është mbajtur një 10 për qindsh e kësaj shumë financiare, pra 3200 euro. Kjo shumë financiare do i kalonte kompanisë Edil-Al nga banka BKT, në momentin kur kompania të kishte nxjerrë hipotekën e apartamentit. Ndërkohë qytetarit i është arkëtuar në llogari vetëm 27 mijë e 800 euro, të cilën e ka përdorur për blerjen e apartamentit.

Mirëpo çfarë ka ndodhur? Shuma prej 3200 euro sot e kësaj dite nuk është paguar nga banka megjithëse prej disa vitesh hipoteka për këtë apartament ka dalë. Kredimarrësi sot, jeton në këtë apartament për të cilin ka paguar kredinë e plotë, por në fakt ai nuk është pronari legjitim i pronës që ka blerë. Kjo për shkak se banka BKT nuk pranon të paguajë shumën 3200 euro që është ngrirë në llogari që në momentin e lëvrimit të kredisë. Banka kërkon, që kjo shumë të mos preket dhe qytetari të vazhdojë të paguajë 3200 euro, në mënyrë që ai të pajiset me dokumentin hipotekor të apartamentit për të cilin pagoi të gjitha kursimet e tij.

Lidhur me këtë çështje ka nisur hetim dhe Prokuroria e Tiranës, e cila në fund të hetimeve ka pranuar se ka shkelje të bëra nga ana e bankës BKT, por sipas saj këto shkelje nuk janë të karakterit penal, por të karakterit civil. Ky vendim pushimi i prokurorisë është kundërshtuar në Gjykatën e Tiranës nga qytetari, e cila i dha të drejtë atij, duke rikthyer dosjen për rihetim dhe lënë detyra të caktuara për Prokurorinë.

Lexo edhe :  “Rilindje e lagjes 300-vjeçare të Zdrales”, Rama inspekton punimet

Hetimi gjyqësor ka zbuluar dhe fakte të tjera skandaloze që rëndojnë pozitën e bankës, pasi në llogarinë e kredisë ku qytetari kryente pagesat mujore, ishin vjedhur sasi të konsiderueshme eurosh që shkonin në total 996.67 euro. Prej këtyre 996.57 eurosh më datë 6 mars 2015, BKT ka pranuar të kthejë mbrapsht tek qytetari vetëm 491 euro. Këto para i ka kthyer pas 11.5 vitesh pa fitimin e munguar dhe dëmin jopasuror.

Situata është rënduar akoma dhe më tepër ku nëpërmjet një dokumenti që bënte fjalë për regjistrimin e kredive me falsifikim dhe mashtrim, Banka e Shqipërisë, deklaronte se nga BKT është deklaruar në emër të qytetarit vetëm shuma 22.022 euro kredi dhe kësti që individi paguan ishte 314 euro për 71 muaj. Ndërsa në realitet ai paguante, nga 400 euro në muaj këst kredie dhe se kredia ishte marë 32 mijë euro. Pavarësisht këtyre peripecive qytetari ka arritur të paguajë të gjithë kredinë, por sërisht nuk ka në pronësi apartamentin. Kjo si pasojë e shumës prej 3200 euro që banka BKT nuk pranon ta paguajë.

Rasti në fjalë tregon se me veprime të rregullta që janë të gjitha vepra penale në dëm të qytetarit, fshehje të të ardhurave të qytetarit dhe dëmtim ndaj individit, BKT ka bllokuar të drejtat e pronës dhe pronësisë prej datës 13 maj 2014 të një apartamenti që kushton 90 mijë euro, pa asnjë të drejtë.

Të fundit

8 dhjetor: Dialogu me të kaluarën na frymëzon, por e ardhmja lë pikëpyetje

Elta Milori është një nga studentet e lëvizjes së dhjetorit, e cila edhe sot e kësaj dite, mban kujtime...

Asociacioni, dialogu… sfidat pas zgjedhjeve?

Ndërsa Kosova u afrohet zgjedhjeve të saj parlamentare më 9 shkurt, vendi përballet me disa sfida kritike që mund ta formësojnë të ardhmen e...

VRASJA E SHEKULLIT NË SIRTARËT E DREJTËSISË SHQIPTARE

Nga Korab RUNJA   Rrallëkush si ish-drejtuesi i Parë i Policisë së Shtetit, Artan Cuku, ka fituar pavdekësinë pas vrasjes për shkak të detyrës nga falangat...

Brahimllari ikën tek PS, PL: “Sufllaqexhi” i përdorur nga Rilindja

Endrit Braimllari, ish-anëtar i Partisë së Lirisë dhe një figurë dikur e afërt me Ilir Metën, ka shkaktuar debat të gjerë me deklaratën e...

Berisha “sulmon indirekt” kryetarin e “Djathtas 1912”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, edhe pse theksoi se e djathta është e bashkuar, nuk ngurroi të sulmonte anëtaren e gjykatës kushtetuese Masida...

Lajme të tjera

Web TV