Tabela/ Shqipëria, shteti që ka kryer më pak teste në rajon. Në kontinent lë pas vetëm Ukrainën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri janë realizuar deri më tani vetëm 4,070 teste për koronavirus, çka do të thotë 1422 teste për 1 milion banorë. Fjala.al ka bërë një kërkim mbi numrin e testeve që janë realizuar në rajon dhe rezulton se vendi ynë pozicionohet i fundit për numër testesh. Në kontinent, Shqipëria lë pas vetëm Ukrainën sa i përket testeve të realizuara për 1 milion banorë.

Mali i Zi është shteti në Ballkan që ka edhe numrin më të lartë të testeve në raport me numrin e popullisë. Me popullsi rreth 630 mijë banorë, në Mal të Zi janë kryer gjithsesj 3174 teste, ndërsa numri total i të infektuarve me COVID-19 është 273.

Edhe në Maqedoninë e Veriut, deri më 11 prill, janë realizuar 3,879 teste për 1 milion banorë.

Kroacia (të dhënat zyrtare në gjuhën angleze janë deri më 7 prill) ka realizuar 3023 teste për 1 milion banorë, Serbia konfirmon sot se ka realizuar 3010 teste për 1 milion banorë, ndërsa në Kosovë deri dje janë kryer 1798 teste për 1 milion banorë.

Në raport me Evropën, Shqipëria lë pas vetëm Ukrainën ku janë kryer vetëm 773 teste për 1 milion banorë. Islanda, Malta, Estonia Norvegjia, Zvicra, Italia dhe Portugalia janë shtetet që kanë realizuar më shumë teste në Evropë në raport me numrin e popullsisë.

Dukshëm vendi ynë ndodhet shumë mbrapa vendeve të rajonit sa i përket realizimit të testeve, ndërkohë që Qeveria ka bërë me dije se strategjia e testimit dhe gjurmimit është realizuar nga një “Këshill Teknik” në përbërje të së cilit janë mjekë të njohur në Shqipëri.

Ajo çka po vihet re në Shqipëri është se kurba e infektimeve të reja nuk ka një trend të qartë edhe pas 4 javësh izolim, por ka ulje dhe ngritje të shumta./ k.s – Fjala.al

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV