Pamje vërtet të tmerrshme vijnë nga spitali Sinai-Grace në Detroit, ku trupat e të vdekurve janë futur në thashë në hapësirat e ndryshme të spitalit.
Trupat dërgohen më pas nëpër frigoriferët gjigantë të parkuar pranë spitaleve.
Fotot janë shkrepur në spital në fillim të këtij muaji, gjatë një ndërrimi prej 12 orësh që punonjësit e përshkruajnë si të tmerrshëm.Sipas CNN, se të paktën një dhomë përdoret për ruajtjen e kufomave, pasi që personeli i morgut nuk punon gjatë natës edhe pse në morg nuk ka hapësirë për kufoma tjera.“E tëra çfarë di është se kemi mbetur pa shtretër për pacientë, pasi disa janë futur në këto dhoma për t’i vendosur trupat e pajetë”, ka deklaruar një punonjës i spitalit.Në fotot e shkrepura në spitalin e Detroit shihen trupat e pajetë të të vdekurve nga koronavirusi ku një trup është vendosur mbi një tjetër kur një trup tjetër është vendosur në karrige pranë tavolinës.