Video/ Trupat e të vdekurve nga Covid-19 hidhen mbi njëri-tjetrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stafi në Spitalin Sinai-Grace në Detroit ndau foto që tregonin kufomat që kishin lënë dhomat bosh dhe ishin vendosur mbi njëra-tjetrën në dyshemenë e një dhome të ftohtë të vendosur në parkingun e spitalit.

Stafi i spitalit për CNN konfirmoi vërtetësinë e fotove, të cilat janë bërë në prill, duke përshkruar gjendjen e spitalit gjatë një 12 orësh.

Dy burime konfirmuan se të paktën një dhomë, e cila shërben si dhomë për stafin mjekësor për të fjetur brenda, është përdorur për të vendosur të vdekurit, pasi njerëzit që punojnë në morg nuk punojnë natën.

Përveç kësaj, nuk ka më vend në morg, pasi numri i vdekjeve nga koronavirusi është aq i lartë sa kapërcen kapacitetet.

Një foto tregon dy trupa të shtrirë në shtrat dhe një i ulur në një kolltuk pranë shtratit. Të tre trupat janë në çanta të bardha.

“I vendosa në dhomë sepse nuk kishte vend në frigorifer. Njerëzit që punojnë në morg nuk mund të bëjnë hapësirë të mjaftueshme, pasi numri i të vdekurve nga kriza e virusit të koronës është i madh”, tha një punonjës i ambulancës, kur u pyet pse trupat u vendosën në dysheme.

“Ato vendosen në dysheme sepse nuk kemi ndihmë, as ashensor me të cilin trupat mund të grumbullohen në rafte”, tha ai.

Pas publikimit të fotografive, është bërë e ditur se spitali do të marrë infermierë dhe mjekë shtesë në mënyrë që të përballojë presionin e një numri në rritje të pacientëve me koronavirus./Burimi: CNN

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV