Ishte i prekur nga Covid-19, MSH: Ja pse vdiq i moshuari në Shkodër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministra e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar pas vdekjes së 82-vjeçarit në Shkodër, e cila ishte e prekur nga koronavirusi.

Sipas MSH-së i moshuari nuk ka vdekur nga Covid-19, por si pasojë e tromboembolisë pulmonare.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Lidhur me lajmin e publikuar në media për vdekjen e një pacienti 82-vjeçar me COVID-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se:

Pacienti që ka ndërruar jetë në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” 82-vjeç nga Shkodra, ka humbur jetën si pasojë e tromboembolisë pulmonare, trombozë e venës porta, trombozë e venës renale dhe absesi subdiafragmal

I moshuari është sjellë në gjendje të rëndë nga spitali i Shkodrës dy ditë më parë dhe ishte pa shenja të COVID19. Referuar spitalit “Shefqet Ndroqi”, pacienti nuk ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19, pasi ishte asimptomatik për këtë sëmundje, por si pasojë tromboembolisë pulmonare.

Ministria e Shëndetësisë informon se do të mbajë të informuar publikun për çdo zhvillim, ndaj lutemi t’i referoheni njoftimeve zyrtare./Fjala.al/

Të fundit

“Dënim politik”, Berisha: Ervin Salianji vuajti izolimin për 9 muaj

Kryetari i PD, Sali Berisha bëri reagimin e parë pasi ish-deputeti demokrat Ervin Salianji fitoi lirinë nga Gjykata e...

Dosja “Plumbi i Artë”/ Dy avokatë tërhiqen nga procesi, shtyhet seanca

Mbetja pa avokat mbrojtës të të pandehurit Henrik Hoxhaj çoi në dështimin e seancës së radhës të dosjes "Plumbi i artë" në Gjykatën e...

U lirua nga gjykata e Fierit/ Flet avokati i Salianjit: Ishte dënim politik

Avokati Ledio Braho ka folur shkurtimisht në një prononcim për mediat pas vendimit të gjykatës së Fierit për të liruar me kusht të Ervin...

Situata me zjarret/ Në 24 orë u raportuan 25 vatra zjarri, 4 ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 25 vatra zjarri, nga të cilat 4 vatra janë ende aktive. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë...

Fitoi lirinë/ Ervin Salianji njofton konferencë për mediat në PD

Ervin Salianji del nga Gjykata e Fierit pasi fitoi lirinë me kusht.Në një prononcim të parë për mediat, teksa shoqërohej nga policët në furgonin e policisë,...

Lajme të tjera

Web TV