Shqipëria dhe Mali i Zi s’kanë rritje pagash që prej 10 vitesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria dhe Mali i Zi patën progresin më të ulët në sektorin e pagave gjatë periudhës 2008-2018, teksa në rajonin e Europës Lindore dhe Ballkanit Perëndimor pagat u rriten me ritme më të larta për këtë periudhë.

Instituti për Studime Ndërkombëtare i Vjenës publikoi së fundmi një analizë për ecurinë e pagave në sektorë të ndryshëm në vendet e Europës Lindore dhe vuri në dukje se, pagat në sektorin e prodhimit ishin rritur ndjeshëm në katër vitet e vëzhgimit, përveçse në Shqipëri.

Nga viti 2008 në 2018, rritja pagave reale e neto në Shqipëri ishte vetëm 3%, ndërsa rritja e pagave në sektorin e prodhimit ishte gati 9%. Ndërsa Serbia, Maqedonia, Bosnja kanë përjetuar rritje të pagave në sektorin e prodhimit me afërsisht 20% gjatë 10 viteve, 2008-2018.

Zhvillime negative në sektorin e pagave u vunë re në Malin e Zi, ku rritja e përgjithshme e pagave ishte vetëm 1,5%, teksa pagat në sektorin e prodhimit në vendin fqinjë shënuan rënie me mbi 15%.

Studimi vë në dukje se në shumicën e vendeve të rajonit, pagat në sektorin e prodhimit janë rritur me një normë më të lartë se pagat në sektorët e tjerë. Kjo ecuri ka qenë e njëjtë me pagat në sektorin e prodhimit në Europën Qendrore.

Ecuria e pagave tregon që produktiviteti ka qenë më i lartë në sektorin e prodhimit, kryesisht industrisë.

Në të gjithë rajonin, pagat në sektorin e shërbimeve financiare u rriten më pak se 10%, për shkak të tkurrjes së sektorit.

Për shumë vite, dinamika e pagave ishte me dobët në sektorin e shërbimeve megjithëse është përshpejtuar kohët e fundit.

Por megjithë ndryshimet, punët më të paguara në rajon, ofrohen nga shërbimet financiare, informacioni dhe komunikimi dhe furnizimi me energji. Pagat në këto sektorë janë përgjithësisht 60-80 për qind më shumë e mesatarja kombëtare./Monitor/

Të fundit

Cezari e Pompei – Beteja e Dyrrahum-it dhe ndërrimi i emrit nga Epidamnus

Në verën e vitit 48 para erës sonë, në brigjet e Adriatikut – në atë që sot është Durrësi...

Çmimi Nobel për Paqen për të cilin udhëheqësit shkojnë në luftë

Në atë që mbështetësit e kanë quajtur simbol solidariteti dhe kritikët një akt poshtërues besnikërie, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, zbuloi këtë javë se...

Sistemi “Patriot” drejt Kievit, Trump përgatitet për goditjen e radhës kundër Putinit

Presidenti Donald Trump po shqyrton opsionet e dërgimit të një sistemi shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë, pasi u zotua ditët e fundit...

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë një plan të koordinuar për...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Lajme të tjera

Web TV