Amerika është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi. Në lidhje me këtë situatë, ka reaguar Presidenti amerikan Donald Trump.
Ai është shprehur optimist sa i përket gjendjes në të cilën ndodhet vendi i tij. Trump u shpreh se SHBA do ta kalojë shpejt këtë krizë dhe se virusi do të largohet.
Ditën e sotme Trump ka deklaruar në konferencën e përditshme të Shtëpisë së Bardhë se disa shtete janë tashmë gati te rihapen këtë muaj.
Ndër të tjera Trump shtoi se udhëzimet e reja për rihapjen e vendit do të publikohen ditën e sotme pasi ai të zhvillojë edhe takimin e përditshëm me guvernatorët.
Deri më tani SHBA numëron 640,000 raste të konfirmuara me Covid-19 dhe mbi 30.800 vdekje.
“Të dhënat sugjerojnë që në mbarë vendin, ne kemi kaluar kulmin e rasteve të reja. Shpresojmë që kjo do të vazhdojë dhe ne do të vazhdojmë të përparojmë shumë. A beson dikush me të vërtetë në numrat e disa prej këtyre vendeve?– u shpreh Trump.