Koronavirusi/Një vështrim psikologjik, si ta kthejmë çdo situatë në favorin tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Juliana Saliaj Dulla /Psikologe

Covid-19 tashmë është bërë kryefjala e çdo lajmi mbarë botëror. Çdo profil privat, faqe webi etj ka në përmbajtjen e tij kryesore ndryshimin dhe dëmin jetësor, kulturor, psikologjik dhe ekonomik të cilin po e shkakton ky virus mikroskopik.
Cfarë mund të bëjë njeriu në një situatë të caktuar ku ndryshimi I asaj situate nuk është në dorën e tij?

Përshtatja është një element që na përket të gjithëve, me pak vullnet njeriu arrin të përshtatet në situata të caktuara.
“Të kthejmë çdo situatë në favorin tonë”
-Sot kemi kohë të rrimë me njerëzit tanë më të dashur në një shtëpi ose edhe jo, por ama kemi kohë mjaftueshëm të flasim me ta në telefon dhe skype. Të bisedojmë për tema që më parë nuk kishim kohë sepse secilin prej nesh e kishte rrëmbyer rutina e punës apo dikujt e shkollës, planifikojmë pushimet duke menduar që së shpejti do dalim nga kjo situatë. Të përfshihemi në lojrat me fëmijët, po të vëmë re gjatë lojës edhe një i rritur ka ego për të fituar dhe përfshirja në lojë ju jep kënaqësi të përbashkët. Dikur në rutinën tonë nuk kishim shume kohë për t’u ushqyer shëndetshëm, nuk kishim mundësinë e të ngrënit mëngjes “ulur” dhe drekë të gjithë bashkë, ndërsa sot kemi mundësinë ta bejmë këtë gjë.

“Most të biem pre e mendimeve negative”
Është Pranverë…..!
Sot zgjohemi nga cicërimat e zogjve dhe jo nga zhurma e makinave. Ke kohë të shikosh
që lulet e pemëve kanë çelur dhe të shijosh një kafe në ballkon nën aromën e tyre.
Mbaji këto mendime pozitive dhe shijoji sepse sot ke kohë mjaftueshëm.
Mjafton një apo dy stimuj pozitivë dhe ne shikojmë se pavarsisht rrethanave apo situatës ku ndodhemi, ne mund të jemi të lumtur.
Sa më shumë të mendosh për problemin më tepër thellohet dhe aq më shumë ndërlikohet. Të fokusohesh në zgjidhjen e tij, por pa u bërë “rob” i tij. Sa më shumë t’i japim rëndësi mendimit negativ aq më shumë ka mundësi të dëmtojë gjendjen tonë psikologjike.
“Lumturia jonë nuk varet nga situata apo rrethanat, por nga këndvështrimi se si i shohim gjërat.”
Të gjithë krijojmë “korrnizën” tonë dhe kemi frikë të dalim jashtë saj. Themi që janë rrethanat ato që nuk na lejojnë të jemi të lumtur ose të përballemi me ndryshime të mëdha në jetë. Megjithatë nëse fokusohemi tek gjërat pozitive të një situate, tek ato gjërat e vogla të cilat herë herë na duken si grimca apo doza të pakta lumturie, jemi duke kërkuar mundësi zgjidhjedh dhe zgjedhjesh dhe do të thotë që po kujdesemi për shëndetin tonë mendor.

Lexo edhe :  Hernia diskale, simptomat dhe trajtimet natyrale

Sfidat janë për njerëzit dhe nëse janë të destinuara të ndodhin ato janë të paevitueshme, rëndësi ka që të dimë, ti kthejmë ato në favorin tonë.

Të fundit

Burrat i urrejnë shumë këto pyetje

Sa herë keni nisur një goxha sherr vetëm prej një fjale goje? Një pyetje krejtësisht e pafajshme që xhindosi...

“Gazment Bardhi “u plagos” rëndë në Fier, tani nuk i kundërvihet dot Berishës!”

Gazetari Nikoll Lesi, ka folur në Euronews Albania mbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndaj të cilave PD deri tani nuk do të njohë...

Kandidatët preferencialë në Dibër/ Kush janë deputetët që do bëhën pjesë e Parlamentit!

Në 10 nga 12 qarqe të vendit vijon numërimi i votave për kandidatët preferenciale, që do të bëhen pjesë e Parlamentit të ri. Në Qarkun...

Makina përplaset me motorin te ‘Shkalla e Tujanit’, 2 të rinj humbin jetën

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar sot në “Shkallën e Tujanit”. Raportohet se dy persona kanë ndërruar jetë pas përplasjes së motorit me...

Gjirokastër/ Kush janë deputetët që futen në Kuvend nga PS, Tërmet Peçi më i votuari!

Në qarkun e Gjirokastrës, Partia Socialiste nxjerr dy deputetë nga lista e hapur. Drejtuesja politike e qarkut, Mirela Kumbaro siguron një vend në Kuvend...

Lajme të tjera

Web TV