Meta poston videon prekëse: Nderim viktimave të pafajshme të luftës së Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar me një video Ditën e Eksodit Shqiptar. Ku miliona shqiptarë të Kosovës udhëtuan drejt Shqipërisë për shkak të gjenocidit dhe spastrimit etnik.

Postimi i plotë:
Sot në Ditën e Eksodit Shqiptar, përkujtojmë vuajtjet, dhimbjet dhe sakrificat sublime të mbi 1 milion shqiptarëve, të cilët 21 vite më parë u dëbuan me dhunë nga Kosova martire, për shkak të gjenocidit dhe spastrimit etnik të regjimit kriminal të Millosheviçit!

Sot nderojmë edhe kujtimin e viktimave të pafajshme të luftës së Kosovës, fëmijët, gratë e të moshuarit e vrarë barbarisht, si edhe heronjtë dhe dëshmorët e rënë për lirinë e pavarësinë e saj.

Mirënjohje në veçanti për kontributin historik të popullit të Kukësit, të Tropojës dhe të Hasit, që edhe pse në kushte mjaft të vështira ekonomike dhe sociale, mikëpritën dhe mbajtën peshën kryesore të bujarisë e humanizmit gjatë këtij eksodi biblik.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV