Mjeku shqiptar jep lajmin e mirë: Plazma e pacientëve të shëruar nga Covid-19 bën efekt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku shqiptar reaminator, Teni Kamberi në një intervistë për ‘Vizioni i pasdites’, është shrehur se metoda e kurimit nga plazma e një personi që ka fituar betejën me Covid-19 është efikase.

“Përsa i përket plazmës kjo e ka një logjikë të vetën. Përdorimi i plazmës është bërë historikisht edhe më parë edhe shkencërisht qëndron. Plazma e një personi që ka qenë i prekur me covid-19 që ka krijuar antitrupa është e vlefshme,” u shpreh mjeku shqiptar.

Gjithashtu mjeku Kamberi ka folur dhe për përdorimin e klorokinës e cila sipas tij nuk është medickament i thjeshtë sepse ka shumë efekte anësore ndaj Franca ka nxjerrë një ligj që ky medikamet të përdoret vetëm në spitale dhe jo të merret nga çdo kush nëpër farmaci.

“Në nivel europian është duke u bërë një studim europian që quhet ‘discovery’, duke u trajtuar pacientë me një kontigjent diku me 3 mijë pacientë. Në këtë grup ka protokolle të ndryshme ku përdoren antiviralë, antibiotikë dhe në mesin e këtyre është klorokina vetëm dhe ajo e kombinuar me antibiotikë. Në Francë ka dalë me ligj dhe klorokina nuk është medikament i thjeshtë sepse ka shumë efekte anësore. Ligji në Francë është që ky medikament mund të përdoret në ambientet spitalore dhe jo cdo pacient të shkojë në farmaci, sic ndodhi në fillim kur e morën vesh. Është një nga trajtimet por nuk është akoma definitiv.”, shtoi mjeku.

Të fundit

“Njëshi i Greqisë në Tiranë!”/ Berisha e mbyll fushatën me flamurin helen

Partia Demokratike ka mbyllur fushatën elektorale në Tiranë. Sali Berisha është shfaqur në krah të Chris LaCivita dhe një flamuri...

‘Një kryeministër i ri do të vijë…’ / Astrologia e njohur bën parashikimin e bujshëm

Vetëm dy ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 11 Majit, ku shqiptarët me votën e tyre do të zgjedhin kryeministrin e ri dhe qeverinë...

PS mbyll fushatën/ Balla thirrje diasporës: Dërgoni dhe ato pak vota që kanë ngelur

Në takimin përmbyllës të Partisë Socialiste në Tiranë, Taulant Balla përshëndeti dhe falenderoi votuesit në diasporë për pjesëmarrjen e tyre të kënaqshme në zgjedhjet...

“Ferri mbi tokë”, lufta në -60 gradë celsius me mijëra të viktima, por jo nga armët

Konflikti mes Indisë dhe Pakistanit për rajonin e Kashmirit ka nisur që në vitin 1947, menjëherë pas ndarjes së Indisë Britanike dhe krijimit të...

Manastirliu: 11 maji, ditë historike! Tirana ka folur përmes fuqisë së grave dhe vajzave

Manastirliu ftoi të gjithë të rinjtë që zgjedhjet e së dielës të votojnë Partinë Socialiste. Më tej u shpreh se Tirana ka folur përmes fuqisë...

Lajme të tjera

Web TV