50 ditë kryeministër/ Albin Kurti: I kam bërë duart me baltë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Kosova është në baltë dhe ju më thoni nxirreni Kosovën nga balta. Unë ndërgjegjën e kam të pastër, por duart i kam me baltë sepse kam futur duart për të nxjerrë Kosovën nga balta.”

Ky është qëndrimi që Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Kosovës, mbajti gjatë diskutimit në emisionin “Debat Plus”, teksa po kritikohej për emërimet e drejtuesve të përkohshëm të ndërmarrjeve publike. Më pak se 15% e drejtuesve të përkohshëm të emëruar në këto borde rezultojnë me karta anëtarësie të Lëvizjes Vetëvendosje, ndërkohë që Kurti kishte premtuar gjatë fushatës se diçka e tillë nuk do të ndodhte nëse ai bëhej kryeministër.

Kurti tha sot se këta drejtues janë të përkohshëm dhe nuk janë përzgjedhur me konkurs për shkak se ndërmarrjet po humbisnin miliona euro në mungesë të një kryetari. Sipas Kurtit, konkurset do të zhvilloheshin normalisht nëse nuk do të kishte ndodhur mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së tij.

Lidhja Demokratike doli nga koalicioni me LVV, ndërkohë që Kurti dhe presidenti Hashim Thaçi po përplasen vazhdimisht sa i përket të ardhmes së Qeverisë. Kurti kërkon zgjedhje të parakohshme, ndërkohë që Thaçi pritet t’i ofrojë LDK-së mundësinë për të zgjedhur kryeministrin e ri me një koalicion të përbashkët me AAK-në e Ramush Haradinajt.

Të fundit

Lordi Cameron në Tiranë/ Vizitë javës tjetër, në fokus emigracioni dhe antikorrupsioni

Lordi David Cameron do të vizitojë Tiranën në 22 Maj. Sekretari i jashtëm britanik do të zhvillojë takime me...

Veliaj takon komunitetin shqiptar në Japoni: Kyç për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve

Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e ka përmbyllur vizitën në Japoni me një takim me komunitetin shqiptar në Tokio. Ndërsa ka publikuar foto...

Turi i 81-të i çiklistëve, Policia e Shtetit thirrje qytetarëve: Evitoni qarkullimin…

Policia e Shtetit, në kuadër të masave për sigurimin dhe mbarëvajtjen e turit të 81-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet në 4 etapa,...

“Rihapen aplikimet për kredi të lehtësuara”/Koçiu jep lajmin për mjekët dhe infermierët

Shumë shpejt do të rihapen aplikimet për kredi për shtëpi me zero interes për mjekët dhe infermierët. Lajmin e bën të ditur Ministrja e...

Meteori ndriçon qiellin në Spanjë dhe Portugali

Një meteor besohet se është parë nga banorët në të gjithë Portugalinë dhe në Spanjë mbrëmjen e së shtunës, një fenomen i kapur në...

Lajme të tjera

Web TV