Çfarë po ndodh me Belgjikën? Ka numrin më të madh të vdekjeve në Evropë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Belgjika ia ka tejkaluar Italisë, dhe Britanisë së Madhe për numrin e të vdekurve nga koronavirusi në Evropë.

Sipas përllogaritjeve të fundit, përqindja e lartë e vdekjeve në Belgjikë vjen si pasojë e situatës dramatike në azilet e të moshuarve.

Andrew Preson nga Universiteti Bath, thotë se përqindja e vdekjeve në përgjithësi është më e lartë në popullsinë me numrin më të madh të moshuarve dhe atyre me sëmundje kronike.

Përqindjes së madhe të vdekjeve në Belgjikë i ka kontribuar virusi që është përhapur në një masë shumë të madhe edhe azili i të moshuarve ku banorët dhe punonjësit e tyre përbëjnë afro 45 për qind të numrit të përgjithshëm të rasteve të vdekjeve.

Dr Peter Drobac nga Universiteti i Oksfordit, thotë se një trend i ngjashëm është shënuar në Francë dhe në Britaninë e Madhe.

“Prioritet në Belgjikë dhe vendet e tjera duhet të jetë ky fakt për të cilin duhet pasur shumë kujdes”, shtoi Drobac.

Belgjika bazuar në këto parametra ka tejkaluar Italinë, ku në këtë vend përqindja e vdekjeve shkon në 13 – kurse në Britani të Madhe në 12.8 për qind, shkruan Newsweek.

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV