Një mega operacionin Guardia di Finanza Italiane e Trentos ka shkatërruar një kontrabandë ndërkombëtare cigaresh me vlerë 7.5 milionë euro dhe me një dëm ekonomik prej 6.5 milionë eurosh.
Mediat italiane shkruajnë se është arrestuar dhe një shtetas shqiptar me rol referues në kontrabandimin e cigareve që vinin nga Moldavia në Itali.
Shqiptari me inicialet M.R 43 vjec banonte në komunën Martina Franca në provincën e Tarantos në Puglia. Nën urdhër arresti është vënë dhe një tjetër shqiptar me një rol dytësor në këtë aktivitet kriminal e që jetonte në rajonin e Lobmardisë.
Pas 4 vitesh hetimi autoritetet italiane të Guardia di Finanza kanë ekzekutuar operacionin e koduar “Vinculum”, duke shkatërruar 4 organizata kriminale me aktivitet në kontrabandë cigaresh nga vendet e Evropës Lindore në Itali.