Covid-19/ Dalin datat e rifillimit të Champions, Europa League dhe 5 ligave kryesore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata e krijuar nga koronavirusi në të gjithë botën bëri që të pezullohen një pjesë e madhe e kampionateve të futbollit përfshirë këtu edhe ato më kryesoret, megjithatë tashmë duket se kemi datat e rikthimit të takimeve që të gjithë janë duke i pritur me padurim.

Champions League, Europa League dhe 5 ligat kryesore të futbollit europian u pezulluan pas konfirmimeve të një numri të konsiderueshëm lojtarësh e aktorësh sportiv me Covid-19.

UEFA do të mbledhë javën e ardhshme 55 federatat anëtare të saj për të diskutuar mbi datat dhe mënyrën se si do të rikthehen në fushë.

Mundësia e parë është që Champions dhe Europa League të zhvillohen brenda muajit gusht, afat kohor që do i sfiliste lojtarët, në raportimet e “Sky Sport” theksohet se prej kohësh UEFA ka vendosur që 31 gushti të jetë afati i fundit për përfundimin e të gjithë kampionateve, në mënyrë që të programohet edhe sezoni i ardhshëm, përndryshe do ishte e pamundur zhvillimi i këtyre dy kampionateve në vitin 2021.

Në bazë të kësaj skeme ndeshjet e kthimit në fazën e 1/8 e Champions League parashikohen të zhvillohen më 7 dhe 8 gusht. Ekipet që do të kualifikohen në fazën çerekfinale do t’i nënshtrohen një turi të vërtetë force, pasi do jenë të detyruar të luajnë çdo 3 ditë, datat e parashikuara janë më 11 dhe 12 gusht dhe ndeshjet e kthimit më 14 dhe 15 gusht. Takimet e gjysmëfinaleve parashikohen të luhen më 18-19 gusht dhe ndeshjet e kthimit më 21-22. Nëse gjërat do të shkojnë  sipas parashikimeve dhe do të ndiqet kjo mënyrë e rikthimit të Champions, atëherë finalja e madhe pritet të luhet më 29 gusht në Stamboll.

Europa League nga ana tjetër pritet të rifillojë në 2-3 gusht dhe finalja planifikohet që të zhvillohe në 27 gusht në Poloni.

Lexo edhe :  Milan nis punën për rindërtimin e mesfushës, Tare në kontakte me tre top mesfushorë

Ndërsa edhe kampionatet kryesore të futbollit në Europë kanë vendosru se kur do të rikthehen në fushë.

Seria A sipas Federatës së Futbollit të Italisë, mund të kthejë skuadrat në stërvitje më 4 maj dhe me 30-31 maj të zhvillohen takimet e para, megjithatë gjithçka do të varet nga gjendja e koronavirusit në këtë vend.

Bundesliga-Kampionati kryesor i futbollit gjerman pritet që të rifillojë takime me 9 maj, ndërsa duhet theksuar se skuadrat kanë zbritur në fushë dhe janë duke zhvilluar stërvitje, por duke respektuar të gjitha masat mbrojtëse ndaj virusit.

Premier League– Kampionati i futbollit anglez ishte nga të paktit që pezulloi me vonesë ndeshjet, megjithatë duket se nga mesi i muajit maj skuadrat do të rikthehen në stërvitje, ndërsa ndeshjet pritet të rinisin në fillim të muajit qershor.

La Liga-Situata nga koronavirusi në Spanjë ashtu si edhe në Itali është ende alarmante. Pavarësisht kësaj Presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka bërë me dije se kampionati pritet të rikthehet midisa datave 28 maj dhe 6 qershor, megjithatë në varësi të situatës, 28 qershori logaritet si datë të mundshme për të rinisur topin e parë.

Ligue 1– Franca ende nuk ka një datë se kur mund të rikthehen ndeshjet dhe duket se rifillimi i kampionatit do të sjellë një betejë të  ashpër, për të drejtat e Tv, pasi “Canal Plus” pezulloi pagesat për këtë gjatë periudhës së ndalimit. Megjithatë ende pritet për konfirmimin e një date për nisjen e takimeve./Fjala.al/Katerina Tafa/

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV