COVID-19/ Greqia shtyn ndalimin e fluturimeve, por zbulon planin e rihapjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Regjistrohet viktima e 113-të nga coronavirusi në Greqi. Ai është një burrë 68-vjeçar që përfundoi në NIMITS dhe raportohet se kishte sëmundje të tjera. Dy viktimat e tjera sot ishin një burrë 65 vjeç që vdiq mëngjesin e sotëm në orën 4:40 në AHERA dhe një tjetër 91-vjeçar që vdiq në Sotiria.

Ndërkohë deri më 15 maj asnjë fluturim nuk do të bëhet drejt Greqisë apo anasjelltas nga Turqia, Britania dhe 3 vende të BE. Autoriteti i Aviacionit Civil të Greqisë konfirmoi se deri më 15 maj asnjë udhëtim me aeroplan nuk kryhet drejt Greqisë apo anasjelltas me vende si Italia, Spanja, Anglia, Holanda dhe Turqia.

Kjo masë është marrë për të parandaluar përhapjen e COVID-19 pasi dihet që vendet e sipërpërmendura janë nga më të prekurat prej virusit në Europë.

Pasi shifrat e coronavirusit kanë rënë ndjeshëm Greqia ka shpalosur edhe planin e rihapjes dhe çlirimit nga Lock-Down. Siç shkruajnë mediat greke, më 4 maj është faza e parë e rihapjes teksa qytetarët nga kjo datë nuk do të duhet të kërkojnë autorizim për të lënë shtëpitë. Po ashtu në këtë datë do të lejohen edhe dyqanet dhe parukeritë të hapen.

Më 11- 18 maj janë datat kur do të hapen për herë të parë pas mbylljes kafet, bare dhe restorantet por po ashtu edhe institucionet arsimore si shkolla dhe universitete. Hotelet më pas do të hapen në qershor saktësisht në datën 15 qershor.

Të fundit

Banka më e vjetër e Turqisë, gati të hyjë në tregun shqiptar

Brenda këtij viti, sektorit bankar në vend pritet t’i shtohet edhe banka më e vjetër e Turqisë, e krijuar...

Trump bën deklaratën e fortë: Serbia do të niste luftë në Kosovë, unë e kërcënova

Presidenti amerikan Donald Trump, kohët e fundit po përmend Serbinë dhe Kosovën pothuajse në çdo konferencë për media, sa herë që flet për vendimet...

Putin: Rusia gati për një raund të ri bisedimesh me Ukrainën

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi vazhdimin e kontakteve midis Moskës dhe Kievit, pavarësisht mosmarrëveshjeve të dukshme midis dy palëve. "Ne kishim rënë dakord që do...

Klauzola më e famshme e momentit, reagon Barcelona: Do e paguajmë!

“Nëse një mundësi në treg e kërkon investimin bazuar te klauzola, Barca është gati të bëjë atë që është e nevojshme”. Kjo është deklarata e...

Ku shkojnë ambiciet e Putinit?

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian nuk janë akoma të qartë për ambiciet e Vladimir Putin në Ukrainë. Vetëm në Samitin e NATO-s në...

Lajme të tjera

Web TV