Ja cilat janë vaksinat kryesore kandidate për COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

MRNA-1273 nga kompania amerikane “Moderna Inc.”. Ajo përdor ARN-në e virusit për ta nxitur trupin tonë të prodhojë nga një nga proteinat kryesore nga të cilat përbëhet Covid-19, duke krijuar një përgjigje imune. Kompania njoftoi më 16 prill, se do të marrë 483 milionë dollarë nga qeveria amerikane për zhvillimin dhe testimin e vaksinës.

Kompania e njohur “Johnson & Johnson”, është duke punuar mbi një vaksinë të bazuar në adenovirusi, si dhe dy kopje rezervë. Ajo nuk i ka vënë ende asnjë emër vaksinës. Por ka në plan të nisë testimet mbi njerëzit në shtator, dhe po shton kapacitetet për të prodhuar deri në 1 miliardë doza të kësaj vaksine.

INO-4800 nga kompania amerikane “Inovio Pharmaceuticals Inc”. Kjo vaksinë eksperimentale, përdor AND-në e virusit, për të aktivizuar sistemin imunitar të një pacienti. Ajo ka nisur testimin e vaksinës në fillim të këtij muaji, ndërsa një studim më i madh pritet deri në fund të këtij viti.

BNT162 nga kompanitë “BioNTech SE” dhe “Pfizer Inc.” Ato e zgjeruan një marrëveshje ekzistuese bashkëpunimi mbi vaksinat e gripit, për të përfshirë edhe vaksinën ndaj Covid-19. Testimet nisin brenda këtij muaji.

Ad5-nCoV nga kompania kineze “CanSino Biologics Inc”, në bashkëpunim me laboratorët e ushtrisë kineze. Ajo është e gjeneruar gjenetikisht me një virus mutant, që është dëmtuar nga shumimi. Kompania farmaceutike e ka përfunduar tashmë studimin e parë të sigurisë, dhe një studim më i madh pritet të nisë së shpejti.

NVX-CoV2373 nga  kompania “Novavax Inc.”, Kjo vaksinë synon të krijojë antitrupa që shpërbëjnë një proteinë, të cilën koronavirusi i ri e përdor për të infektuar organizimin ku depërton. Testimi i parë tek rreth 130 pacientë, pritet të fillojë në mes të majit, ndërsa rezultatet paraprake do të publikohen në korrik.

Lexo edhe :  Epokë e re në trajtimin e diabetit/ Pacientët e parë marrin ilaçin që e vonon sëmundjen

Kompanitë franceze “Sanofi” dhe “GlaxoSmithKline Plc”, po punojnë mbi një vaksinë të cilës nuk i kanë vënë ende një emër. Ato po përdorin të njëjtën teknologji me një nga vaksinat e gripit. Testimi i vaksinës mbi njerëzit do të nisë në gjysmën e dytë të këtij viti, me qëllim që të mund të përdoret gjerësisht në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm.

Të fundit

Deputetja Dhima publikon pamje nga Darëzeza, por “harron” naftën që bëhet lumë

Deputetja e PS Antoneta Dhima ka publikuar ditën e sotme disa pamje nga Darëzeza, por ajo që duket në...

Sponsorizimet, City parakalon Barcelonën, por vendi i parë nuk lëviz

Manchester City ka nënshkruar një zgjatje kontrate me Puma deri në vitin 2035, duke vendosur një rekord të ri dhe duke u bërë klubi...

Familja bllokonte parkimin e pallatit me blloqe betoni/ Arrestohet babai, nën hetim djali

Një situatë absurdi është regjistruar në Tiranë, në rrugën “Ali Demi”, ku një familje bllokonte një hapësirë publike me blloqe betoni, përpara hyrjes së...

Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) ka dalë me një njoftim zyrtar pas aksionit të fundit për kontrollet e sigurisë ushqimore dhe pajisjen...

OKB: Të paktën 875 palestinezë u vranë duke pritur për ndihmat humanitare në Gaza

Zyra e të Drejtave të Njeriut e Kombeve të Bashkuara (OHCHR) ka njoftuar të martën se ka regjistruar të paktën 875 vrasje brenda gjashtë...

Lajme të tjera

Web TV