Koronavirusi/Manastirliu tregon analizën që do përdoret te mjekët pastaj te njerëzit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se ditën e sotme ka nisur zhvillimi i analizës serologjike në Shqipëri.

E gjitha kjo bëhet sipas saj për të monitoruar nivelin e anti-trupave në organizëm në betejën ndaj koronavirusit.

Manastirliu tha se nëpërmjet saj shihet nëse pacienti e ka kaluar ose jo sëmundjen si dhe nëse organizmi i tij ka formuar anti-turpa ndaj virusit.

Ajo shtoi se analiza serologjike në Shqipëri është përfshirë në një studim për zhvillimin e anti-korpeve.

Ministrja shpjegoi se fillimisht analiza do të kryhet tek mjekët, infermierët dhe policët dhe më pas në bazë të rezultateve do të vendoset nëse do të kalojë në të gjithë popullatën.

Ne kemi filluar sot edhe një pjesë e mjekëve e kanë kryer sot sepse janë qindra e mijëra testimeve që do të bëhen për mjekët, infermierët dhe policët. Analizën serologjike e kami përfshirë në një studim për zhvillimin e antikorpeve. Nëse validohet do t’i kalojë të gjithë qytetarëve. Ne duam të kemi sa më shumë teste të validuara dhe presim të validohen nga OBSH. Ne jemi shumë të fokusuar ta bëjmë këtë, do të shohim rezultatet dhe më pas do ta shtrijmë në popullatë”, tha Manstirliu për ‘Opinion’.

Të fundit

Foshnja 9 muajshe ndërroi jetë në qendrën spitalore, zbulohen detajet e para

Një rast i rëndë është raportuar nga Policia e Kosovës që përfshin vdekjen e një foshnje 9 muajshe nga...

 Vila e Gjeçajve në Theth u dogj nga banorët, nga inati se ishte e ftuara e Ramës

Flora Xhemani Baba, gazetare dhe eksperte e njohur e turizmit, thotë se vila turistike e Aida Gjeçaj në zonën e Thethit është djegur nga...

Erion Braçe: Ja pse bëra “fushatë” për Jorida Tabakun

Në “Çdo Kënd” me Merita Haklajn, deputeti socialist Erion Braçe iu përgjigj edhe pyetjeve në lidhje me mbështetjen që i dhanë njëri-tjetrit, ai dhe...

Fundi i Perandorisë së Shenjtë Romake: Krijimi i Konfederatës së Rinit

13 Korrik 1806 Më 13 korrik 1806, gjashtëmbëdhjetë shtete gjermane shpallën shkëputjen e tyre nga Perandoria e Shenjtë Romake dhe formuan një aleancë të re:...

Liverpool tërheq fanellën me numrin 20 në nder të Diogo Jota

Liverpool ka vendosur të tërheqë përherë fanellën me numrin 20 në të gjitha nivelet, përfshirë ekipet e para të meshkujve dhe femrave, si dhe...

Lajme të tjera

Web TV