Hashim Thaçi ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është shtruar në spital. Presidenti i Republikës së Kosovës pas shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshkë, sot ka shkuar për një kontroll në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas është shtrirë në Klinikën e Urologjisë, ku po trajtohet nga personeli mjekësor profesional.
Gjendja shëndetësore e Presidentit paraqitet e stabilizuar dhe Zyra e tij bën me dije se do të mbajë të informuar median lidhur me trajtimin që është duke marrë presidenti Thaçi.