Përkeqësohet liria e medias, presidenti Meta: Erdhi prej paketës “anti shpifje”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria ka humbur dy pozicione në raportin e përvitshëm të “Reporter pa kufij” për lirinë e medias. Vendi ynë pozicionohet i 84-ti në botë nga vendi 82 që ishte 1 vit më parë.

Reporter pa kufij ka përcaktuar miratimin e paketës anti-shpifje në Parlament si shkakun kryesor të cënimit të lirisë së medias.

Me këtë pozicion, Shqipëria kthehet 6 vite pas, kur në 2014-ën pozicionohej në vend të 85.

Pas publikimit të raportit ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta, i cili kërkon reagim të menjëhershëm për të ndalur regresin, siç thotë ai, të lirisë së medias në vend.

Reagimi i Metës

Thellësisht i shqetësuar nga regresi i Shqipërisë vit pas viti në raport me lirinë dhe pavarësinë e medias.

Përkeqësimi në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias, sipas konkluzioneve vjetore të organizatës botërore të gazetarëve “Reporterët pa Kufij”, është i papranueshëm dhe kërkon një përgjigje dhe reagim të menjëhershëm nga të gjithë.

Mbështes plotësisht paralajmërimin e “Reporterëve pa kufij” se e ashtuquajtura paketë “anti-shpifje” do ta përkeqësojë më keq situatën në të cilën ndodhet sot media dhe gazetarët në Shqipëri.

I bëj edhe njëherë thirrje qeverisë të tërhiqet dhe të rishikojë paketën e ligjeve të miratuara, që siç tërheq vëmendjen organizata botërore e gazetarëve, dhe ashtu siç kam paralajmëruar:
– Shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik;
– Shkel të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit;
– Është në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese;
– Shkel standartet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Liria e të shprehurit është e drejtë themelore e njeriut, shtyllë e pazëvendësueshme për një shoqëri moderne demokratike, dhe tepër jetike për garantimin e llogaridhënies nga të gjitha institucionet publike.

Lexo edhe :  Pranga turistit për 8.2 gr kanabis/ 19-vjeçari francez: S’e dija që në Shqipëri ndalohej

Shqetësimi i “Reporterëve pa kufij” se përdorimi i fatkeqësisë së tërmetit, dhe të pasojave të rënda që ka sjellë pandemia COVID-19 nuk mund të justifikojnë cenimin e lirisë së medias, kërkon reflektim serioz dhe të përgjegjshëm.

Me ketë rast, shpreh mirënjohjen e thellë dhe solidaritetin e plotë për punën e shkëlqyer heroike të mediave, gazetarëve dhe stafeve të tyre mbështetëse nga vija e parë e raportimit, në shërbim të informimit publik, transparencës dhe mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari, si dhe përsëris thirrjen për të mos i braktisur në këto momente tepër të vështira!

Duke shprehur solidaritetin e plotë me të gjithë gazetarët, veçanërisht ata të cënuar në misionin e tyre në shërbim të lirisë, të qytetarëve dhe në interes të konsolidimit të të gjithë sistemit tonë demokratik, theksoj se regresi në drejtim të lirisë dhe pavarësisë së medias është i papranueshëm dhe tepër i dëmshëm për vendin tonë, aspirant për anëtar të Bashkimit Europian.

Të fundit

Shqiptari ndërron jetë pasi u qëllua nga karabinierët

Një 47-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë të dielën në mbrëmje në Sant’Olcese, në kodrat mbi Xhenova, pas...

Humbja më e thellë në karrierë, qan Neymar: Ndihem i turpëruar

Santosi pësoi një humbje të thellë 0-6 ndaj Vasco da Gamës në ligën braziliane, në një ndeshje të zhvilluar në stadiumin 'Vila Belmiro'. Ky...

Shtëpia e Bardhë pyeti nëse Zelensky do të vishte kostum në takimin me Trumpin

Shtëpia e Bardhë i ka pyetur zyrtarët ukrainas nëse Volodymyr Zelensky do të veshë kostum në takimin e tij me Donald Trump. Kështu Raporton...

“Të dashuruar nga gjimnazi”, kush janë personat që u aksidentuan në Berat

Mëngjesin e djeshëm në Berat u regjistrua një aksident me pasoje vdekjen e 29-vjeçarit Ornel Caushaj. 29-vjeçari i cili po udhëtonte me bashkëshorten e...

Lirimi i hapësirave publike, shemben 20 objekte në Fier

Në Fier vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike. Mbi 20 objekte janë prishur deri më tani nga fadromat e Inspektoratit të Mbrojtjes së...

Lajme të tjera

Web TV