Printimi i parasë për financimin e deficitit; një mundësi apo një rrezik?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Rilind Ademi

Ne po jetojmë në një kohë të paprecedentë dhe në këtë “ne” nënkuptojmë tërë globin. Askush nuk është imun. Pandemia Covid-19 ka shkundur shoqërinë, qeveritë dhe ekonomitë, dhe qartësisht askush nuk mund të parasheh kur dhe si kriza do të mbarojë. Qeveritë e vendeve në zhvillim përpos që po përballen me burime të limituara shëndetësore si duket kufizimet i kanë edhe në instrumentet ekonomike për përballimin e kësaj krize. Si mundësi të parë përnjë financim të deficitit buxhetorpatjetër se është menduar rritja e borxhit publik, mirëpo si duket edhe kjo formë është e kufizuarsidomos kur tregu i kapitaleve është shumë i kërkuar në këto momente. Analiza nëpër shumë vende kërkojnë njëangazhim më të madh të autoriteteve monetare, jo vetëm me uljen e normave të interesit dhe instrumenteve tjera bazë monetare, pormadje edhe në një blerje të drejtpërdrejt të instrumenteve që i emeton qeveria. Banka Qendrore Evropiane po premton se pothuajse ajo do të blejë gjithçkaqë qeveritë do të emetojnë; e kjo besohet të ketë edhe një efekt shtesë pozitiv, qëdo ta ulë diferencën e kostove përnjë huamarrje ndërmjet anëtarëve më të fortë dhe më të dobët të zonës euro, e cila u zgjerua në ditët e para të pandemisë.

RezervaFederale Amerikane premtoi se do të blejë sasi të pakufizuara të bonove të thesarit, nëse është e nevojshme. Autoriteti monetar amerikan gjithashtu njoftoi se do ketë programe të reja për mbështetjen me kredi drejt kompanive dhe konsumatorëve. FED-i tani më është një huadhënës i drejtpërdrejt i ekonomisë reale, jo vetëm i sistemit financiar. Gjithashtu, Bankat Qendrore të vendeve si Polonia, Rumania dhe Kroacia kanë filluar të blejnë sovereignbonds (quantitativeeasing) dhe njëashtumemiratimin e ligjeve të reja pritet që Çekia dhe Hungaria ta përcjellin me blerje të bonove qeveritare dhe të korporatave në tregun sekondar. Të gjithë këto aktivitete kanë formën e një fenomeni: printimi i një sasie të konsiderueshme të parasë për financimin e deficiteve buxhetore. Financimi i shpenzimeve buxhetore duke printuar para mund të çojë në njëhiperinflacion, por këto rreziqe mund të jenë të menaxhueshme: lehtësimi sasior (quantitativeeasing) si rezultat i krizës financiare globale, nuk ngritiinflacioninmbi objektivat e përcaktuara. Kështu menjësituatëdeflacionistekohët e fundit, kjo së bashku me çmimin e ulët të naftës, ka krijuar hapësirë qëdorëzimi i keshitdrejtpublikut mund të mbetet si opsion. Mirëpo frika e kësaj lidhje mes autoriteteve fiskale dhe monetare është krijimi i një inflacioni, siç është rasti i Zimbabves dhe Venecuelës. Në qoftë se besojmë verbërisht kësaj qasje atëherë i besojmë “pemësmagjike të parasë” që i kishte besuar Robert Mugabe. Nga ana tjetër guvernatori i Anglisë AndrewBailey refuzoi sugjerimetdrejtBankësQendroreqë ky autoritet të financojë borxhin, duke theksuar që kjo do ta dëmtojë kredibilitetin në kontrollimin e inflacionit.

Lexo edhe :  Pse ka marrë superxhiro opozita?

A është realiste dhe e mundshme që Banka Qendrore në Maqedoninë e Veriut të bëjë njëmonetarizim të borxhit? Duke e dituar që Maqedonia kapaturnjë histori të keqe me inflacioni deri në vitet 1995 dhe besimi në institucionet monetare dhe qeveritare vështirë është fituar, është e rëndë të thuhet se mund të kryhetnjëmonetarizim i borxhit duke i menduar rrethanat në këtë vend. Fiksimi i valutës ka qenë njëra prej strategjive më të mira që është shpërblyermenjë inflacion në nivele të ulëta dhe një rritje të besimit në institucionet financiare. Duke i menduar aspektet negative të monetarizimit të borxhit si: rritja e inflacionit, devalvimi i valutës, goditjandaj fuqisë blerëse, humbja e besimit në institucionet financiare, monetare dhe qeveritare, atëherë duket e kushtueshmenjë veprim i tillë sadoqë është joshëse në këto momente. Si doqë të jetë, autoriteti monetar bën mirë ti shtyjë limitet dhe të kërkojë terene të reja të injektimit të likuiditetit nëpërmjet metodave jokonvencionale, gjithmonë duke menduar në kundërpeshë variablat më të rëndësishme ekonomike. Kur mendon se kemi kufizime në manovrimet nëpërmjet masave monetare dhe nga ana tjetër kufizime nëpërmjet masave fiskale, atëherë duket sikur kjo krizë do të goditë më shumë vendet në zhvillim dhe pasojat do të jenë më të mëdha në krahasimme vendet e zhvilluara.

*Autori është Profesor universitar i ekonomisë në Universitetin “Nënë Tereza”

Të fundit

Veliaj e gjen më në fund/ Më ka futur në burg Saliu

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia. Në këtë reagim të tijin më në...

A do mundet SPAK-u ta kthejë besimin tek zgjedhjet?

Nga Ben Andoni Në një logjikë, kreu i opozitës, Sali Berisha e ka gati argumentin për gjendjen “humbëse” pas përfundimit të zgjedhjeve: Na u vodhën...

Përpjekja greke për t’i bërë makjazh Sali Berishës!

Nga Ylli Pata Shkrimet tangenciale të disa mediave greke që nuk hyjnë tek ato gazeta të njohura e me traditë në Athinë, në lidhje me...

Të huajt zënë vendin e shqiptarëve të larguar!

Indiane dhe filipineze janë punësuar në Vlorë kryesisht në turizëm dhe peshkim, për shkak se në vend mungon krahu i punës. Haxhiu, është njëri...

Veliaj s*lmon Olsi Dadon nga qelia:Menduan se duke më mbyllur brenda do më mbyllnin gojën

Në një reagim të radhës nga paraburgimi, Kryebashkiaku Erion Veliaj e quan ‘vrasje me pagesë’ për llogari të kryetarit të PD-së, arrestimin e tij...

Lajme të tjera

Web TV