Dy javë më parë, mbi 50 antena të transmetimit 5G u dogjën në Britaninë e Madhe. Cila ishte arsyeja? Arsyeja ishte se njerëzit filluan të besojnë se 5G përhap koronavirusin. Shumë prej antenave të hedhura përtokë as nuk kishin aktivizuar 5G.
Profesori i Asociuar i Neurobiologjisë në Universitetin e Utah, Jason Shepherd, i cilëson shumë nga teoritë e përhapura për koronavirusin, si mite që kanë hyrë në trurin e njeriut.
Sipas tij, sa më shumë që njerëzit do të mbahen të izoluar në shtëpi aq më shumë do ta humbasin gjykimin dhe do të besojnë teori konspirative apo lloj-lloj mitesh për pandeminë e koronavirusit.
“Kjo pandemi është mjaft stresuese për njerëzit, të cilët po marrin si të vërtetë çfarëdolloj marrëzie”, thotë profesori.
Jason Shepherd drejton një laborator kërkimi në Universitetin e Utah të SHBA-ve, ku ai kërkon të kuptojë mekanizmat molekularë të kujtesës dhe plasticitetin e trurit, ndërsa ka studiuar edhe lidhjet midis kujtesës dhe viruseve në të kaluarën.
Shepherd parashtron 8 mitet apo gënjeshtra që njerëzit kanë dëgjuar deri më tani për koronavirusin dhe i kanë marrë për të vërteta.
1. Koronavirusi shpërtheu para nëntorit 2019
Rastet e para të dokumentuara të COVID-19 në Kinë, datojnë në fund të nëntorit/fillimit të dhjetorit 2019. Shkencëtarët janë në gjendje të gjurmojnë origjinën e viruseve duke renditur materialin e tyre gjenetik. Me kalimin e kohës, viruset grumbullojnë mutacione që i bëjnë ato të identifikueshme.
2. Virusi është i krijuar nga njeriu, u prodhua në laborator
Shkencëtarët mund të krahasojnë sekuencën e virusit të ri me viruset e tjera të njohura dhe të përcaktojnë se sa i ngjashëm është ai. Virusi më i ngjashëm i gjetur me COVID-19 është një koronavirus tjetër që gjendet tek lakuriqët e natës. Këto ndryshime midis viruseve ndodhin përmes evolucionit natyror. Bëhet fjalë për miliarda viruse, të gjitha me përmbajtje të ndryshme dhe cikle të ndryshme jetese. Deri më tani kemi kuptuar se COVID-19 e ka origjinën nga lakuriqët. Hipotezat e deritanishme thonë se virusi ka kaluar nga lakuriqët te kafshët e egra që tregtoheshin në Wuhan. Për më tepër, bashkëveprimi midis proteinës spike të virusit (që krijon “kurorën” e proteinave, të cialt rrjedhin nga membrana si balona) dhe receptorit njerëzor ACE2, i cili lejon që virusi të futet në qelizat njerëzore, është diçka që do të ishte jashtëzakonisht e vështirë për shkencëtarët dhe për t’u krijuar në laborator.
3. Qeveritë dhe organizatat shëndetësore po mashtrojnë me shifrat
COVID-19 është një virus krejt i ri, i panjohur para se të shpërthente në dhjetor të vitit 2019. Lajmi i mirë për ne është se është i ngjashëm me koronaviruset SARS dhe MERS të njohura më parë. Normat e infeksionit dhe vdekshmërisë ka qenë e panjohur më parë. Shkencëtarët përdorin modele për të përsosur idetë e tyre, por askush nuk është i saktë. Nëse disa detaje nga burime të besueshme janë të pasakta, kjo do të thotë se shkencëtarët mësojnë në mënyrë aktive për virusin deri më sot, dhe me siguri do të vazhdojnë edhe për të ardhmen. “Shkenca nuk është magji”, shkruan Shepherd.
Nga ana tjetër epidemiologët mund të studiojnë të dhënat e mëparshme dhe ato aktuale për INFER-in se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Të gjitha udhëzimet tregojnë se distancimi social është mjeti për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Dhe kjo po funksionon. Pra, nuk ka asnjë komplot nga mjekët ose shkencëtarët për të kontrolluar njerëzit apo manipuluar shifrat. Ndërsa shumë qeveri në mbarë botën, veçanërisht ato të kryesuar nga diktatorët që prodhojnë propagandë patjetër që duhen parë me dyshim.
4. COVID-19 është thjesht një grip
Përveç dallimeve të provuara tashmë midis dy sëmundjeve, dhe faktit se ato paraqesin simptoma të ndryshme, janë zbuluar edhe informacione të reja rreth shkallës së vdekjes që vjen si pasojë e koronavirusit. Tashmë e kemi kuptuar se koronavirusi ka një ndikim shumë më të rëndë në aspektin afatgjatë, sesa gripi sezonal. Për të krahasuar koronavirusin me gripin sezonal mjafton të shihni shkallën e vdekjeve në Nju Jork.
5. Bill Gates është Antikrishti COVID
Kur Bill Gates bëri të ditur se do të japë kontributin e tij në zhvillimin e vaksinës ndaj Covid-19, u rritën menjëherë zërat kundër tij. Deklarata të tilla si “Gates kërkon të vrasë njerëzit me anë të vaksinës”, “Gates patentoi virusin e ri” apo “Gates kishte dijeni për virusin përpara kinezëve.” Asnjë nga këto nuk është e vërtetë. Duke menduar në mënyrë kritike këto mite për Bill Gates nuk kanë as kuptim logjik.
Njeriu më i pasur në Tokë hoqi dorë nga drejtimi i kompanisë Microsoft për t’ia kushtuar gjithë kohën e tij një fondacioni për shëndetin publik.
“Gates nuk do të përfitojë nga vaksina e re”, thotë Shepherd, ndërsa shton se “ai nuk është ndonjë zuzar që po orkestron ndonjë plan sekret”.
6. Virusi përhapet nga atentat 5G
Shepherd përsërit se “Së pari, 5G është po aq i sigurt sa 4G. Dhe 4G është po aq i sigurt sa mikrovala në shtëpi. Së dyti, një virus nuk mund të përhapet nga atentat e telefonisë celulare sepse siç e dini virusi infekton vetëm gjallesat.
7. Mjekët dhe shkencëtarët po vrasin njerëzit
Ekzistojnë akuza të shumta se ishin shkencëtarët që prodhuan virusin ose janë ata që drejtojnë kompanitë e mëdha farmaceutike. Për këtë, Shepherd thotë: “Ne nuk paguhemi nga qeveria apo Big Farma. Ne thjesht duam të ndihmojmë njerëzit. Mjekët janë duke punuar në kushte sfiduese dhe ata janë duke vënë jetën e tyre në rrezik pasi po punojnë në linjën e parë të frontit të luftës. Shkencëtarët po garojnë midis tyre për të prodhuar një vaksinë ndaj koronavirusit. Ata janë njerëzit së bashku me mjekët në vijën e parë të luftës ndaj pandemisë. Ata meritojnë, të paktën, njëfarë besimi dhe respekti.
8. Imuniteti i tufës funksionon më mirë sesa vaksina
Një strategji e preferuar është edhe pretendimi se imuniteti i tufës është më i mirë sesa vaksina ndaj koronavirusit. Imuniteti i tufës ndodh kur pjesa më e madhe e njerëzve janë shëruar nga koronavirusi. Kjo mbron edhe njerëzit e tjerë që të mos infektohen apo sëmuren. Por, për këtë ka shumë pasiguri se për sa kohë njerëzit do të shërohen nga COVID-19 dhe nëse do të jenë imun ndaj koronavirusit. Por në fund të fundit mënyra e vetme për të kontrolluar pandeminë është përmes imunitetit të tufës. Sidoqoftë, imuniteti natyror i tufës do të duhet që të paktën 70% e popullsisë së përgjithshme të jetë imune. Nga ana tjetër, vaksina përshpejtojnë procesin e imunitetin e tufës pa shkaktuar vdekjen e njerëzve dhe nxit prodhimin e antitrupave të cilat mund të vrasin virusin./Përshtati nga ItNewsAfrica për Fjala.al, B.Quku