Si do të ndryshojnë çmimet e biletave të avionit kur të hapen kufijtë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditët kur gjenim bileta fluturimi të lira duket se u ka ardhur fundi, pasi kompanitë ajrore do të detyrohen të prezantojnë masat e distancës fizike në avionët e tyre, për shkak të pandemisë Covid-19.

Alexandre de Juniac, drejtori i përgjithshëm i Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (Iata) ne nje konference per mediat u shpreh se nëse avonët do të merrnin më pak pasagjerë për shkak të distancave sociale që duhet të ketë gjithsecili, linjat ajrore do të duhet të rrisin çmimet e biletave me të paktën 50% ose do të falimentojnë.

“Nëse do të fluturoni me të njëjtin çmim, duke shitur biletën me të njëjtin çmim mesatar si më parë do të humbisni para, por në këtë forme do të jetë e pamundur t’i kryeni të gjitha fluturimet; ose do të rrisni çmimet e biletave me të paktën 50% dhe do të jeni në gjendje të fluturoni me një fitim minimal. Kjo do të thotë që, nëse detyrohet distanca fizike në avionë, fluturimeve me çmime të lira u vjen fundi”, tha ai.

Sipas Iata-s, trafiku ajror i brendshëm është ulur me 70% që nga fillimi i janarit për shkak të pandemisë dhe rikuperimi i këtij sektori në të gjithë botën do të jetë i ngadaltë. Ndërsa rrugët e brendshme do të hapen më shpejt se udhëtimet jashtë vendit, mungesa e besimit të klientëve do ta vështirësojë rikuperimin./The Guardian

Të fundit

4.4 mld euro jashtë bankave! Shoqata e Bankave: Duhet kufi për pagesat cash

Ajo që dikur nisi si ekonomi tregu dhe e lirë sot po sfidon sistemin financiar në vend dhe po...

Verratti: Te Parisi fitoret ishin bërë monotone, këtu festojmë edhe kur jemi në stol

“Pse Katari? Le të themi vetëm se kisha nevojë për një sfidë të re, motivim të ri.” Marco Verratti nuk fshihet pas vendimit të tij,...

Mijëra biznese shqiptare rrezikojnë gjobë!

Me mijëra biznese ende nuk kanë dorëzuar online në Qendrën kombëtare të Biznesit pasqyrat e tyre financiare për vitin 2024. QKB rikujton bizneset se bilanci...

“Moska po bën gati sulmin në vjeshtë”

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, tha pas mbledhjes së Këshillit Suprem të Sigurisë më 30 korrik se Rusia synon të “kontrollojë” Moldavinë duke ndërhyrë...

Nis gara për në universitet! Deri më 3 gusht maturantët kanë të drejtën e aplikimit

Faza e parë e aplikimit për në universitet ka nisur. Deri më 3 gusht 20 mijë maturantë kanë kohë të përzgjedhin 10 programet e...

Lajme të tjera

Web TV