Kërcënon emigranti: Do hidhem nga dritarja. S’më mbylli dot Enveri jo më Rama-VIDEO

Një prej emigrantëve të izoluar në një nga hotelet e Korçës pas rikthimit në Shqipëri ka shpërthyer në revoltë duke kërcënuar se do hidhet nga dritarja e hotelit.

“Mua nuk më mbylli dot Enver Hoxha, jo të më mbyllë Edi Rama. Nuk kam çfarë humbas, do të hidhem sepse nuk kam me çfarë të paguaj”, thotë  ai siç dëgjohet edhe në video.

Shumë qytetarë kanë ndërhyrë për ta qetësuar në mënyrë që të shmangin ndonjë vetëvrasje të mundshme.

Emigrantët e rikthyer  në atdhe po përballen me vështirësi të shumta pasi karantinimin do të duhet ta paguajnë nga buxheti i tyre, ndërsa i kërkojnë ndihmë shtetit.