Kritikat për Kodin Penal, Meta: ‘Armiq’ të librit, unë mbrojta Kushtetutën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë zëra opozitar kanë kritikuar presidentin Ilir Meta për dekretimin e ndryshimeve të Kodit Penal, të miratuara më parë në Kuvend nga mazhoranca socialiste.

Duke i konsideruar kritikët si “pseudo-intelektualë” dhe “pseudo-ekspertë”, Presidenti thotë se ata “as duan të lexojnë e të kuptojnë vendime të thjeshta, por tepër të rëndësishme për jetën dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve në këto momente të vështira pandemie”.

Meta thotë se me këtë lëvizje ka mbrojtur Kushtetutën dhe ka vendosur një standard si të Danimarkës.

“Me përgjegjshmëri të plotë dhe me koherencën e përhershme jo vetëm e mbrojta Kushtetutën, por edhe zgjidhëm boshllëkun, që kishte Kodi Penal për ata që donin të përdornin pandeminë kundër shëndetit të qytetarëve, duke vendosur për këtë çështje madhore një standard si të Danimarkës”, shprehet Meta.

Reagimi i plotë

Sot është një ditë e rëndësishme, Dita Ndërkombëtare e Librit.

Por fatkeqësisht ka disa “pseudo-intelektualë” dhe “pseudo-ekspertë”, të cilët jo vetëm kanë harruar të lexojnë libra, por as duan të lexojnë e të kuptojnë vendime të thjeshta, por tepër të rëndësishme për jetën dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve në këto momente të vështira pandemie.

Sinqerisht u sugjeroj të thellohen dhe të lexojnë variantin final të miratuar nga Kuvendi pas ndryshimeve thelbësore të propozuara publikisht nga Presidenti i Republikës.

Dhe meqënëse janë kaq të brengosur për cenimin e të drejtave të njeriut, po citoj vetëm dy nene, të një vendi që e kam për zemër si kampion të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe që shpiku institucionin e Ombudsmanit (Avokatit të Popullit), si Danimarka:

? Article 192
(2) If the disease is of such a nature that, under the law, it shall be liable to public treatment or at the time of the committing of the act it is in fact being so treated, or if special measures have been taken against its introduction into the state, the penalty shall be imprisonment for any term not exceeding six years.

Lexo edhe :  "Situata aktuale në Theth, problem themelor për turistët"

? Neni 192
2. Nëse sëmundja është e tillë që, sipas ligjit, plotëson kushtet për trajtim nga shëndeti publik ose në kohën kur kryhet vepra po trajtohet si e tillë, ose nëse masa të veçanta janë marrë nga shteti kundër sëmundjes, dënimi është burgim deri në 6 vjet.

? Article 252
(1) Any person who, for the purpose of gain, or who purely wantonly or in any similar reckless manner, exposes the life or physical ability of others to impending danger shall be liable to imprisonment for any term not exceeding eight years.

? Neni 252
1. Personi i cili, për qëllime përfitimi, ose me dashje ose për shkak të një neglizhence të ngjashme, vë në rrezik kërcënues jetën apo aftësinë fizike të të tjerëve, dënohet me burgim deri në 8 vjet.

Pra të dashur “armiq” të librit, megjithëse leximi i librit është një mundim shumë i madh për ju, besoj se këto dy rreshta do gjeni kohë t’i lexoni.

Me përgjegjshmëri të plotë dhe me koherencën e përhershme jo vetëm e mbrojta Kushtetutën, por edhe zgjidhëm boshllëkun, që kishte Kodi Penal për ata që donin të përdornin pandeminë kundër shëndetit të qytetarëve, duke vendosur për këtë çështje madhore një standard si të Danimarkës.

Ah sikur të kishim në çdo fushë standarde të tilla….

Të fundit

Arsyet e forta përse duhet të hani një lugë mjaltë përpara gjumit

Të konsumoni një lugë mjaltë përpara gjumit mund të ofrojë disa përfitime për shëndetin dhe gjumin tuaj. Përmirësimi i cilësisë...

1933 – Në Gjermani, Partia Naziste bëhet e vetmja parti legale

Më 14 korrik 1933, në Gjermani u firmos një nga dekretet më të errëta të epokës së pas Luftës së Parë Botërore: "Ligji për...

Varret perandorake Xixia, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

arret perandorake Xixia të Kinës u regjistruan në Listën e Trashëgimisë Botërore gjatë sesionit të 47-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, të...

“Më thonë je çupë!”, Alberti i fyer nga vëllai e kunata: Nuk martohem dot prej tyre!

Vergjinushja është një nënë 76-vjeçare, e vuajtur, e ofenduar dhe e dhunuar nga djali i madh dhe nusja e tij. Ajo gjendet përballë djalit...

Detyrimet e papaguara/ Nga 21 korriku nis skemë lehtësuese e pagesës së energjisë

Nga e hëna e datës 21 korrik, kompania OSHEE grup do të nis zbatimin e skemës për pagesën me këste të detyrimeve të papaguara...

Lajme të tjera

Web TV