Zbulohet fati i gazetarit kinez që u zhduk pasi tregoi ‘sekrete’ për koronavirusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gazetar kinez i cili u zhduk pasi postoi video nga Wuhan-i gjatë shpërthimit të koronavirusit, ka treguar së fundmi se çfarë ndodhi me të.

Li Zehua u pa për herë të fundit më 26 shkurt gjatë një videoje live ku dukej një makinë që e ndiqte.

Në atë kohë ai tha: “Unë nuk dua të hesht, ose të mbyll sytë dhe veshët. Unë jam duke e bërë këtë sepse dua që shumë të rinj si unë, të ngrihen në këmbë. ”

Në një video të re të postuar në YouTube, gazetari është rishfaqur dhe ka shpjeguar se çfarë ndodhi kur u arrestua.

Ai tregoi sesi e ndoqën me makinë. Kur u kthye në banesën e tij, ai pa policinë me kostume mbrojtëse që trokisnin në dyert e fqinjëve të tij.

Pasi priti tre orë në banesën e tij me dritat e fikura, ai dëgjoi një trokitje në derë dhe tre oficerë të sigurimit publik hynë brenda.

Gazetari tregoi se shkoi me ta në një stacion lokal policie dhe aty i thanë se po hetohej me akuzën e prishjes së rendit publik dhe që do e fusnin në karantinë.

Ai tregoi se një muaj të tërë ai u izolua dhe monitorohej nga rojet e sigurimit.

“Gjatë gjithë kohës, policia ka vepruar në mënyrë qytetare dhe të ligjshme, duke u siguruar që të kem pushim dhe ushqim. Ata me të vërtetë u kujdesën për mua “, tregoi ai.

Ndërkohë, ,Kina akuzohet për censurë dhe persona të tjerë të cilët gjurmuan fillimisht virusin, janë ende të zhdukur pa gjurmë./Fjala.al/Burimi: The Sun

Të fundit

Si të largoni insektet dhe fluturat e ushqimit në vetëm disa hapa

Një nga problemet më të mëdha të çdo amvise janë fluturat e ushqimit që pushtojnë çdo cep të dollapëve...

Bitcoin arrin nivelin më të lartë historik me mbi 109 mijë dollarë

Bitcoin, kriptomonedha më e popullarizuar në botë, u rrit në një nivel rekord sot, duke arritur në 109,499.76 dollarë, për shkak të optimizmit në...

Profesionet e 140 deputetëve të rinj në Parlament, dominojnë ekonomistët dhe juristët

Në seancën konstituive të parlamentit të ri më 8 Shtator për herë të parë do të betohen 67 deputetë të rinj. Pjesa tjetër rikthehen për...

Emigranti u vetëvra sapo u kthye nga Gjadri, mediat italiane: Kishte frikë…

Mediat italiane i kanë kushtuar vëmendje vetëvrasjes së një emigranti maroken në burgun e Torinos i sapokthyer nga kampi i Gjadrit në Shqipëri, ku...

Gjermania i kërkon Shqipërisë të punojë më fort për t’u anëtarësuar në BE

Shqipëria është në miljet e fundit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Pas Francës, edhe Gjermania mbështet “ëndrrën europiane të qeverisë shqiptare” për...

Lajme të tjera

Web TV