Gjatë karantinës është rritur dhuna në familje, rasti më i trajtuar në gjykata

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në këtë periudhë pandemie, dhuna në familje kryeson rastet e trajtuara nga gjykatat. Avokati Erion Kullolli, i cili gjatë kësaj kohe ka trajtuar disa raste, shprehet se fenomeni ka pësuar rritje.

”Fatkeqësisht kjo situatë ka ndikuar më shumë në lidhje me marrëdhëniet familjare. Është vënë re një rritje e numrit të kallëzimeve në lidhje me dhunën në familje. Edhe sot kam marrë një ankim për zëvendësim të masës së sigurisë në lidhje me veprën penale dhunë në familje.”

Një prej rasteve konkrete është dhe dhuna fizike dhe psikologjike që një bashkëshort ka ushtruar ndaj gruas në prani të fëmijës 6-vjeçar. Burri kishte krijuar varësi nga bixhozi, ndërsa kishte shitur dhe rrobat e familjes. Kur gruaja ka konstatuar mungesën e rrobave e ka pyetur të shoqin, por burri i ofenduar e ka goditur me grushte dhe shqelma në kokë. Gruas i ka rënë të fikët dhe më pas kur është përmendur ka telefonuar motrën, ndërsa deri në mbërritjen e policisë ka qëndruar jashtë banesës. Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet ndërsa tashmë burri është i arrestuar, ndërsa gruaja ka marrë urdhër mbrojtje.

Sipas avokatit, rastet më të shumta të trajtuara gjatë kohës së pandemisë janë kryesisht me dhunë fizike dhe psikologjike në marrëdhëniet e çifteve.

”Më së shumti pretendohet për dhunë psikologjike, të pakta janë rastet ku evidentohen shenja të dhunës fizike.”

Prej nisjes së pandemisë nga policia janë arrestuar në flagrancë tetë persona pasi kishin ushtruar dhunë në familje. 5 prej tyre kanë dhunuar bashkëshorten, në kundërshtim me urdhrin e mbrojtjes dhe në prani të fëmijëve, ndërsa 3 të tjerët kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve, babait dhe vëllait.

Të fundit

Kolonjë, gjendet i dekompozuar turpi i një personi

Trupi i një personi ende të paidentifikuar është gjetur i dekompozuar afër një stacioni elektrik, ditën e sotme rreth...

“Topin e Artë e meriton Donnarumma”

Në një vit në të cilin gara për Topin e Artë është më e pasigurt se kurrë, me shumë protagonistë që kanë lënë gjurmë...

Legjenda Ribery i jep leksione Bayernit: Mëso një detaj nga PSG dhe do fitosh!

Legjenda e Bayern, Franck Ribery, mendon se Bayern dhe PSG janë në të njëjtin nivel, por Bayern duhet të mësojë disa gjëra nga parisienët....

Igli Tare do një shqiptar te Milani: Lojtari ka pranuar të vijë

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare foli për mediet në prezantimin e trajnerit Max Allegri. Tare tha se Ardon Jashari dëshiron të jetë pjesë...

Rusi/ Vetëvritet ministri i Transportit Roman Starovoit pas shkarkimit nga Putin

Roman Starovoit, 52 vjeç, Ministri rus i Transportit, i cili u shkarkua sot nga Presidenti Vladimir Putin, kreu vetëvrasje, sipas faqes së internetit të...

Lajme të tjera

Web TV