Kryeministri Rama gjatë komunikatës live në Facebook, është pyetur se kur do të hapen berberët dhe ku qethet ai.
Kësaj pyetjeje Rama ka zgjedhur mos ti përgjigjet pasi sipas tij do të thuren histori si të bunkerit e Surrelit.
“Nuk po e them se si qethem e ku qethem. Ma bëjnë shumë këtë pyetje. S’po e them se pastaj do bëni nga ato historitë që jo bunkeri jo Surreli, jo kjo, jo po ajo,”- tha Rama.