Provat e kinezëve për vaksinën ndaj Covid-19 dështuan, OBSH publikon gabimisht raportin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vaksinë e mundshme ndaj Covid-19 raportohet se ka dështuar në provën e parë klinike. Një provë nga ekspertët kinezë tregoi se ilaçi nuk kishte qenë i suksesshëm, sipas disa dokumenteve të publikuar aksidentalisht nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Vaksina nuk e përmirësoi gjendjen e pacientëve ose zvogëloi praninë e patogjenit në rrjedhën e gjakut, shkruhej atje. Firma amerikane që qëndron pas ilaçit, Gilead Sciences, tha që dokumenti kishte keqpërshkruar studimin.

Lajmet për provën e dështuar u publikuan nga OBSH së bashku me të dhënat e provave klinike, por shumë shpejt ato u fshinë. OBSH raportoi menjëherë se raporti i projektit u publikua gabimisht.

Në raport tregohej se në studim morën pjesë 237 pacientë, duke u injektuar në 158 dhe procesi i tyre u krahasua me 79 të tjerë që morën placebo.

Pas një muaji, 13.9% e pacientëve që morën ilaçin kishin vdekur në krahasim me 12.8% të atyre që morën placebo. Prova u ndalua herët për shkak të efekteve anësore.
Galaad ka kundërshtuar postin e OBSH.

“Ne besojmë se posti përfshin karakterizime të papërshtatshme të studimit,” tha një zëdhënës i Gilead, duke shtuar se ai u ndërpre herët për shkak të regjistrimit të ulët dhe për këtë arsye nuk ishte statistikisht i rëndësishëm.

“Si i tillë, rezultatet e studimit janë jokonkluzive, megjithëse tendencat në të dhëna sugjerojnë një përfitim të mundshëm , veçanërisht në mesin e pacientëve të trajtuar herët në sëmundje,” tha ai.

Kjo nuk parashikon fundin e rrugës për ilaçin, megjithatë, dhe disa prova të vazhdueshme së shpejti do të japin një pamje më të qartë mbi përdorimin e tij. /Burimi: BBC Përshtati:Fjala.al

P.S: Fjala.al kujton se kjo është vaksina e zhvilluar në Kinë, ndërsa vaksina e krijuar nga Universiteti i Oksfordit në Britaninë e Madhe, e cila filloi testimin tek njerëzit ditën e djeshme është ende në testim.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV