Çfarë të shohim, çfarë të lexojmë apo të dëgjojmë përgjatë këtyre ditëve? Ja sugjerimet nga filmat e animuar, arti e baleti.
Fillimisht, kërkoni për filma të rinj si “Spies in Disguise” me agjentin sekret, nën zërin e Will Smith. Kritikët e kanë vlerësuar maksimalisht dhe është kthyer në filmin e animuar më të preferuar të momentit. Është me ngjyra të jashtëzakonshme, muzikë po ashtu dhe vjen në stilin aventuresk të stilit James Bond.
Librat e rinj, mendoni për periudhën viktoriane apo Sheksipirin si frymëzimin tuaj. Hamleti do të ishte zgjedhja perfekte për këto ditë. Rikthejuni filmave klasikë, janë idealët. Ditët e fundit shkrimtari i misterit të udhëtimit në Mars, xhiruar fillimisht në vitet ’70-80′, zbulloi se ka gati edhe seritë e reja. Por këto ditë do të bënit mirë ti riktheheni serive të vjetra. Është historia e një polici, Sam Tyler, i cili pëson një aksident me makinë në vitin 2006 dhe zgjohet sërish, por këtë herë pas në kohë, në vitin 1973. Ka vdekur, është në koma apo ka udhëtuar vërtet pas në kohë? Për më shumë, “Jeta në Mars”është zgjedhja ideale.
Mund të argëtoheni edhe duke ndjekur një pjesë teatrale por këtë herë online. Edhe baleti do të ishte zgjedhja ideale. Në fund ekspertët kanë vetëm një sugjerim, filmin Grease, i parezistueshëm, pavarësisht dekadave apo prodhimeve të reja. Këngët dhe kërcimet energjike të John Travoltës dhe Olivia Newton John mbeten sa pranë reaitet dhe sa larg në vite./Burimi: BBC Përshtati: Fjala.al