Arrestohet vlonjati, iu gjetën 16 kg kanabis në shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një person është arrestuar në qytetin e Vlorës pasi në banesë iu gjetën 16 kilogramë e 200 gram lëndë narkotike e llojit cannabis sativa si dhe disa fara të të njëjtit lloj.

Njoftimi:

Finalizohet një tjetër operacion antidrogë i koduar “Ramica”. Goditet një rast i posedimit të lëndëve narkotike. Sekuestrohen lëndë narkotike dhe fara cannabisi. Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, ka finalizuar me sukses një tjetër operacion kundër posedimit të lëndëve narkotike, i koduar “Ramica”.

Si rezultat është arrestuar në flagrancë në banesë, shtetasi S. G., banues në fshatin Ramicë, Vlorë. Gjatë kontrollit në banesën dhe stallën e bagëtive të këtij shtetasi në fshatin Ramicë, u gjet një sasi lënde narkotike prej 16 kg e 200 gr. cannabis sativa, si dhe disa fara të të njëjtit lloj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Të fundit

100 mijë euro për të ndotur fytyrën, jo për ta larë

Nga Leonard Veizi   Ndërsa bota përdridhet mbi një fije tensioni global, ku liderët ndërkombëtarë luajnë shah me raketa dhe popuj...

Rama nis nga Milano fushatën për integrimin europian: Mos e çoni votën në kënetë

Kryeministri Edi Rama e nisi nga Milano fushatën elektorale, ku i bëri thirrje emigrantëve të votojnë për Partinë Socialiste si rruga e vetme për...

Berisha merr LaCivita: 11 maji si një pikë kthese historike për vendin

Në të njëjtën ditë, dy liderët politikë shqiptarë ndodheshin në Itali për të takuar emigrantët. Ish- kryeministri Sali Berisha ishte me shqiptarët e Brescia...

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Parashikohet një ditë disi e mbytur për ju, ku pozitiviteti dhe negativiteti do të jenë në luftë me njëra tjetrën. Përpiquni të gjykoni me...

Lajme të tjera

Web TV