VIDEO/ “Kishte nusen shtatzënë”, polici nga Vlora në Amerikë tregon si u infektua me COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një kontigjent mjaft i prekur nga koronavirusi janë edhe punonjësit e policisë. Mes të prekurve nga COVID 19 është edhe Altin Çeloaliaj, oficer i policisë së Nju Jorkut dhe Nju Xhersit.

33 vjecari Çeloaliaj eshte me origjinë nga Vlora. Më 13 prill u diagnostikua me koronavirus. Objekt i punës së tij është anti-terrorizmi dhe zakonisht përfshin pak ndërveprim me publikun. Në një intervistë për News24, ai rrëfen se si u infektua, si është gjendja e tij shëndetësore dhe si u trajtua.

“Mendoj që jam infektuar në punë. Iu përgjigja një thirrje për ndihmë ndërsa isha në detyrë, ndihmova dikë. Më tha më fal, por unë jam me koronavirus. Besoj aty e kam marrë virusin, duke punuar. Fillimisht nuk e mendova shumë, pasi nuk iu afrova shumë. Thashë nuk do të jetë ndonjë gjë. Dy tre ditë më pas më filloi kolla dhe simptoma të tjera”, thotë oficeri i policisë Altin Çeloaliaj.

Kolla është një nga simptomat që shoqëron rëndom sëmundjen, e që duket se merr kohë për t’u larguar edhe pas shërimit. Por ai thotë se ndihet shumë më mirë sesa dy javë më parë…

“Kisha shumë kollë, mezi flisja dhe kisha dhimbje në gjoks. Pastaj filloi temperatura ajo ishte më e keqja. Sidomos natën bëhej edhe më keq. Ishte e vështirë. Kur ngrihesha nga krevati të shkoja në banjë, më duheshin 20 minuta vetëm të mbushesha me frymë. Prej datës 2 deri në 13 isha keq, tani kam pak kollë, por jam shumë më mire. Për mua shumë shqetësuese ishte edhe temperatura”, thotë ai.

Kjo ka qenë një periudhë e vështirë në shumë aspekte për 33 vjeçarin. Ka kaluar më shumë se një muaj që ai jeton vetëm në shtëpi pa bashkëshorten shtatzënë e cila po jeton me prindërit e tij. Në një përpjekje për t’i ruajtur ata nga virusi, Altini i kaloi ditët më të vështira të sëmundjes i vetëm. Dhe nuk ishte e lehtë, qoftë edhe për një oficer policie.

“Më e vështirë se të kalosh virusin është ndarja nga familja. Nusja është shtatzënë me binjakë, është shtatë muajshe, ka nevojë të shkojë tek doktori dhe unë nuk jam aty ta ndihmoj, u bë një muaj. Edhe prindërit janë në merak. Kur isha sëmurë vinin çdo ditë dhe më linin ushqim tek dera, por unë nuk ngrihesha dot fare nga krevati për t’i marrë”, shton Altini.

Lexo edhe :  “Negociatat me BE mund të mbyllen në 2027”/ Marta Kos vlerëson reformat e Shqipërisë

Nisur nga eksperieca e tij oficeri i policisë së Nju Jorkut ka një mesazh për të ndarë.

“Mendova se do të ishte si gripi normal. Thashë do të infektohem e do ta kaloj, nuk është gjë e madhe, por ishte më keq nga sa mendova. Isha me fat që gruaja ime ishte tek prindërit e mi dhe nuk sëmura njeri tjetër. Por do të ishte keq nëse kjo do të kishte ndodhur, pasi është shtatzane me binjakë dhe prindërit e mi janë të moshuar. Babi ka disa probleme shëndetsore. Ndaj nuk duhet të mendojmë vetëm për veten, por edhe për prindërit e të tjerët. Ne të rinjtë e kalojmë, por disa nuk e kanë kaluar, një polic 34 vjeç vdiq pak ditë më parë”, thotë Altin Çeloaliaj.

Altin Çeloaliaj u testua poziv me COVID-19 më 13 prill. Ai thotë se është shëruar ose të paktën kështu mendon pasi simptomat po i largohen. Por do të donte që gjithë kësaj historie t’i shtonte dhe një konfirmim zyrtar. Për shkak të volumit të madh të kërkesa ai thotë se nuk ka mundur të ritestohet. Altini thotë se ka nevojë të bëjë një test që të tregojë se sëmundjai është larguar dhe se pas kësaj mund të takohet me familjen.

“Tashmë ka kaluar më shumë se dy javë që kur u shfaqën simptomat. Më thanë (mjekët) që nuk përbën më rrezik për ta transmetuar virusin, por më kërkuan të rri edhe një javë tjetër në shtëpi që kjo gjë të jetë e sigurt. Do të doja ta bëja sërisht testin të dilja negativ dhe të hiqja mendjen, sepse tani jam i izoluar nuk vete në asnjë vend, por më thanë që nuk ma bëjnë dot. Marrja e përgjigjes që isha pozitiv me COVID-19 më mori afërsisht nga 9-10 ditë, nëse e bëj tani sërisht testin, do të më kërkojë po aq, unë në datë 27 duhet të kthehem në punë”, thotë oficeri i policisë.

Ai thotë se pret që në datën 27 prill të mund të kthehet në punë. Pasi kjo është data që më mbaron izolimi. I pyetur se me cfarë është kuruar, polici u shpreh:“Kam marrë edhe pompë për azmën dhe ilace që ulin temperaturën”./BW

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV