14 raste të reja me Covid-19/Rëndohet situata në burgje, preket edhe një tjetër i burgosur

Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e saj mbi të prekurit nga koronavirusi ka theksuar se në Shqipëri janë shënuar edhe 14 të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, ku Kruja dhe Tirana përbëjnë qytetet më të prekura.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, një prej ku një prej tyre të prekurve nga koronavirusi vjen edhe nga qelitë e të burgosurve.

Më herët ditën e sotme ndërroi jetë një 60-vjeçar nga Tirana si pasojë e koronavirusit.  60-vjeçari vuante edhe nga sëmundje shoqëruese dhe ndodhej në terapi intensive.

“Rezultojnë 14 raste pozitive me koronavirus. Në Krujë 9 raste të reja, 4 raste në Tiranë, një prej tyre në ambientet e burgut. Numri i të shëruarave, ka shkuar në 410. Kjo tendencë vazhdon të jetë e qëndrueshme. Ditën e sotme ka ndërruar jetë një 60-vjeçar i cili vuante edhe nga disa sëmundje shoqëruese.  Harta është zgjeruar në Krujë dhe Shkodër”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë së Shëndetësisë.