Rrëfehet gazetari: Ja si më masakroi polici. Nxori sqeparin dhe…-VIDEO&FOTO

Gazetari Xhoen Osmani, i cili u dhunua nga efektivi i policisë, Anxhelo Bardhi, ka rrëfyer të gjithë dinamikën e ngjarjes së mbrëmshme.

Ai tregon për mediat se nuk ka pasur asnjë konflikt me efektivin e policisë dhe as me shokun e tij.

Nuk kam pasur asnjë konflikt me policin shokun e tij. Ata na zunë rrugën me makinë dhe nisën të gjuanin me sqepar”, shprehet ai.

Osmani tregon se ka marrë disa fraktura në fytyrë, ndërsa mjeti i tij është dëmtuar.

Gazetari tregoi se nuk kishte asnjë konflikt të mëparshëm me personat e përfshirë në sherrin që ndodhi mbrëmë në mes të qytetit të Fierit, ndërsa theksoi se policin e njihte vetëm si fytyrë.

Ai ka mohuar se sherri me oficerin e Patrullës së Përgjithshme në Stacionin Policor Roskovec, Anxhelo Bardhi, ishte për një femër. Gazetari shtoi se vajza që ishte në ato çaste në makinë me të ishte një e afërmja e tij.

Nuk është se kishim pasur konflikt të përparshëm. Ndaluan dhe na prenë rrugën aty ku mblidhen gazetarët për të raportuar për COVID-in. Në atë moment dalin dy persona, polici dhe një person tjetër, që kishin një sqepar në dorë dhe nisën të thyenin xhamin përpara. Më pas xhamin e pasagjerit dhe më pas po më qëllonin dhe mua. Unë po mundohesha që të mbrohesha. Më pas erdhi dhe patrulla e policisë. Me ata persona nuk kemi pasur debate më herët. I njihja si fytyra. Më qëlluan automjetin dhe unë para disa fraktura. U kapën në atë moment, pa thënë asnjë fjalë. Vajza që kisha në makinë është një e afërmja ime, s’ka lidhje me këtë çështje. Na mbajtën në polici, na pyetën. Edhe vajza u shoqërua.”, tha Xhoen Osmani për News 24.

Lexo edhe :  Rrëmbehet një person në Sarandë, Policia në kërkim të autorëve

Mbrëmjen e djeshme siç duket edhe nga videoja, polici Anxhelo Bardhi i ndihmuar nga një i afërm i tij ka rrahur dhe i ka dëmtuar makinën gazetarit Xhoen Osmani.

Ditën e sotme efektivi i policisë, Anxhelo Bardhi u arrestua bashkë me shokun e tij, ndërsa një ditë më parë ai u pezullua nga detyra, nga kreu i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.