Izraelitët shpikin një ilaç të ri për të luftuar Covid-19. Nga testet e kryera deri më tani në Izrael dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kura ka rezultuar e suksesshme, një nivel që nuk është arritur nga asnjë ilaç që po testohet kundër koronavirusit.
Kjo kurë është zhvilluar nga kompania farmaceutike Pluristem, e cila me anë një terapie përdor placentat për të zhvilluar qeliza të ripërpunueshme për të kuruar organet e dëmtuara si pasojë e infektimit me koronavirus.
Për këtë arsye Bashkimi Europian ka vendosur të japë një fond prej 50 milionë eurosh për një kurë kundër COVID-19 që po rezulton e sukseshme, raporton Jerusalem Post.
Mësohet se kura çliron në organizëm proteina, që kurojnë organet e dëmtuara nga COVID-19, si zemra, mushkëritë, veshkat, etj.
Në Izrael kjo kurë ka shëruar 6 pacientë që ishin në rrezik për jetën, ndërsa një tjetër u shërua në SHBA, i cili pranoi t’i nënshtrohej testimit me këtë kurë kundër COVID-19.
Firma izraelite shquhet për zhvillimin e shumë kurave, përfshirë edhe disa studime për një vaksinë për mbrojtjen nga rrezatimi atomik të ushtarëve amerikanë kryer 3 vite më parë.