Presidenti amerikan Donald Trump shton edhe më shumë konfuzionin rreth shëndetit të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Trump u shfaq konfuz përpara mediave kur fillimisht tha: “Unë e di shumë mirë gjendjen e tij shëndetësore” dhe pak çaste më vonë tha se askush nuk e di se ku ndodhet Kim Jong Un.
I pyetur për statusin e të hënës, Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se ka një ide të qartë për shëndetin e Kim por ky nuk është momenti i duhur për të folur për këtë çështje,transmeton CNN.
Në po të njëjtën konferencë Trump tha se as që e kishte idenë se ku ndodhej lideri koreano-verior. Javën e shkuar CNN raportoi se Kim Jong Un është në gjendje kritike për jetën pasi i është nënshtruar një operacioni në fillim të muajit prill dhe tani po rimerr veten./Fjala.al/