Putin paralajmëron rusët: Të bëhemi gati për një fazë të vështirë dhe më të egër të pandemisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rusia do të përballet me një fazë të re dhe më të egër të pandemisë. Paralajmërimi erdhi nga Presidenti Vladimir Putin në një nga daljet e tij të rralla në televizion, pas shpërthimit të koronavirusit të ri.

“Rritja për çdo ditë e numrit të rasteve të reja është stabilizuar, por kjo nuk duhet të na bëjë më të qetë pasi situata është vërtet shumë serioze”, tha Putin.

“Pikun e kemi ende përpara, jemi gati për të përballur me fazën e re dhe më të egër të pandemisë. Jemi ende të kërcënuar me vdekje nga virusi”, shtoi shefi i Kremlinit.

Putin tha se Rusia do të zgjasë periudhën e vetë-izolimit, së paku deri më 11 maj.

Nisja e muajit të ardhshëm përkon me ditë festash në Rusi, pasi shënohet Dita e Punëtorëve dhe Dita e Fitores, por ky vit do të jetë ndryshe.

“Duhet që të gjithë të përgatitemi për një rrugë të vështirë përpara. Duhet të llogarisim të gjitha rrisqet dhe të tregojmë sensibilitet. Nuk munnd të humbasim gjithçka kemi arritur deri më tani”, tha Presideti.

Gjatë fjalimit përpara popullit rus, Presidenti Putin pranoi se për momentin ka mungesa sa i takon pajisjeve të nevojshme mjekësore ndërsa udhëroi qeverinë e tij që të rrisë normën e prodhimit dhe shpenzimet qeveritare.

Të fundit

Video virale ku fliste për dashurinë / Gjylameti: Burrin e kisha shok klase…

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, komentoi në “Top Story” spotin e saj për fushatës, ku prezanton prindërit, vëllezërit...

“Shqipërinë në BE, vetëm unë dhe PS”/ Rama: Hapim kapituj të tjerë

Kryeministri Edi Rama thotë se vetëm ai dhe PS mund të bëjnë të mundur anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët, Rama...

Procedimet penale për mashtrimet në kredi dhe në sigurime u rritën vitin e kaluar

Procedimet për veprat penale të mashtrimit me kreditë dhe mashtrimit në sigurime u rritën vitin e kaluar. Sipas informacionit nga Prokuroria e Përgjithshme, në...

‘Paga mesatare është rritur dy herë’/ Rama: Janarin që vjen, minimalja do shkojë 500 euro

Kryeministri Edi Rama thotë se paga  minimale do të shkojë 500 euro janarin që vjen. Në komunikimin me ndjekësit live  në rrjete sociale, kreu...

PS çel fushatën të shtunën, Rama: Nesër, dita e rënies së gongut zyrtar

Kryeministri Edi Rama thotë se nesër, 11 prill është dita e rënies së gongut zyrtar të fushatës së 11 majit. Gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët,...

Lajme të tjera

Web TV